• |
ide | kryesore

Zbërthehet Ancelotti: shanset të mundë Juventus, si ishte historia me Milan dhe e ardhmja e futbollit…

Sport



Të mundësh Juventus është mission i vështirë, por të mundësh këtë Juventus është pothuaj e pamundur, të paktën për Napolin. Carlo Ancelotti zbulon mënyrën si motivon Napolin të ndjekë Juventus: “Nëse them ‘të impenjohemi për ta mundur’ bëhet një objektiv tepër i largët, më mirë të kërkosh konfrontimin me veten: dua një skuadër që të arrijë në fund të kampionatit duke luftuar”.

Ancelotti nuk beson se dominimi bardhezi mund pasionin e tifozëve: “Nuk e ul pasionin, madje është gjithnjë ajo dëshira përbrenda për ta thyer hegjemoninë. Në Serie A kualiteti i lojës nuk është i jashtëzakonshëm, por është i mirë. Po shkojmë drejt përmirësimit dhe rritjes së vazhdueshme, ashtu si do të ndodhë tek Kombëtarja” ka thënë tekniku për Corriere della Sera.

Trajneri shpjegon ndryshimin taktik në krahasim me Sarri: “Nuk ka vetëm një të vërtetë, ka nga ata që kanë fituar duke markuar një për një, nga ata që kanë luajtur në kundërsulm, e dikush që ka mbajtur zotërimin e topit… Kam ndryshuar vetëm dispozitën në fazën difensive nga 4-3-3 në 4-4-2, sipas meje më efikase”.

Mbi të ardhmen e futbollit Ancelotti ka filozofinë e tij: “Progresi është regres. Të gjitha skuadrat kërkojnë të impostojnë lojën nga mbrojtja, duke përdorur edhe portierin. Por shihen rreziqe, në presingun lart të kundërshtarit, me mbrojtësit që mund të humbasin topin në një zonë të rrezikshme të fushës. Kështu që besoj se do të kthehemi shpejt tek topi i gjatë. Edhe ajo mënyrë loje është”.

E në fund, nga e ardhmja tek e shkuara dhe hipoteza e kthimit në Milano: “Dy herë. Pas Real erdhi më kërkoi Galliani por duhet të merrja veten nga një problem në cervikale. Pastaj me Fassone ishte një tentative pas eksoperincës tek Bayern Mynih”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *