• |
ide | kryesore

Zbulohet letra/ Opozita i kërkon Kuvendit të anulojë votimin për dekretin e Presidentit

Lajme, Të fundit



Grupet parlamentare të PD dhe LSI kërkojnë zyrtarisht nga Kuvendi rishqyrtimin e dekretit të presidentit Ilir Meta që ktheu mbrapsht ligjin për tatimin e të ardhurave që favorizonte “të pasurit” duke ulur taksën për dividentin nga 15% në 8%. Kryetarët e grupeve parlamentare, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, i kanë dërguar sot një letër Këshillit për Rregulloren dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Aty thuhet se mazhoranca ka shkelur rregulloren pasi në seancën e 20 dhjetorit, brenda 12 orësh dekreti erdhi në Kuvend dhe më pas u mblodh në shkelje të rregullores Komisioni i Ekonomisë, që rrëzoi atë. Opozita kërkon që të evidentohet shkelja e rregullores, të anulohet vendimi i Komisionit të Ekonomisë, dhe të rishqyrtohet dekreti i Presidentit Ilir Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *