• |
ide | kryesore

40-vjeçari godet punonjësen e Bashkisë në Elbasan, i vihen prangat

Lajme



Një 40-vjeçar akuzohet se ka goditur një punonjëse të Bashkisë së Elbasanit. Shtetasi me iniciale A.S, banues në lagjen “5 Maji”, në Elbasan është arrestuar. Ndaj 40-vjeçarit rëndon akuza e “goditjes për shkak të detyrës”.

Pasi ka goditur dhe ofenduar me fjalë shtetasen M.D, 35 vjeçe, agresori është arrestuar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku ka ndodhur dhe incidenti.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *