• |
ide | kryesore

Beteja e dy vëllezërve: nëse fiton Simone, shkarkohet Filippo

Sport



Simone Inzaghi mund të hedhë në erë pankinën e Filipo Inzaghi. Është e cuditshme se si fati i ka sjellë në këtë pikë përballë dy vëllezërit: cdokush luan për veten e tij por edhe nëse Lazio duhet të fitojë në Bologna për të mbrojtur vendin e katërt, Inzaghi i madh, në rrezik shkarkimi, nuk mund të marrë inat të voglin e shtëpisë. Në tribunë, në Dall’Ara, do të jenë edhe prindërit Giancarlo e Marina, ndërsa në fushë dy vëllezrit kanë qenë gjithnjë në fronte të ndryshme dhe është i pari takim si trajnerë. Me një pikë ndoshta Superpippo mund tia dalë të qendrojë ende në pankinë, vetëm se të bllokojë sulmin lazial, që u kthye të shkëlqejë kundër Cagliari, do të jetë një problem i madh.

PIPPO: “DO TË JETË E CUDITSHME”
“Derbi mes vëllezërve tra fratelli? Do të jetë e cuditshme por edhe emocionante për familjen e për ata që na kanë për zemër. Nipat e mi do të jenë në stadium dhe fitoftë më i miri. Do të jetë e sikletshme, por secili do të shohë të mirën e skuadrës së tij”. Kështu është shprehur tekniku i Bologna, Filippo Inzaghi, në një intervistë në vigjilje të ndeshjes së 26 dhjetorit”

SIMONE: “NJË NDESHJE E VECANTË”
Në prag të ndeshjes me Bologna, ka folur në konferencë për shtyp edhe tekniku i Lazio, Simone inzaghi: “Për mua nesër do të jetë një garë e vecantë, do të jetë emocionuese të sfidoj vëllain tim. Si futbollist e kam bërë. Për Krishtlindje u uruam, por nuk folëm për ndeshjen. Do të luajmë kundër një skuadre të organizuar që luan për mbijetesë. Vëllai im do të arrijë ta cojë anijen në port”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *