• |
ide | kryesore

Fiorentina-Parma, 20 vjet më parë ishte Batistuta kundër Veron

Sport



Në ditën e Shën Stefanit luhet Fiorentina-Parma, por sa ndryshe vijnë tashmë dy nga shtatë ish-motrat e Serie A. Në vitet e mrekullueshme 90, ishte futbolli i flamujve, i presidentëve të dashuruar me skuadrat e tyre. E pamundur të mos citosh Cecchi Gori e Tanzi. Fiorentina nga njëra anë e Parma në tjetrën. Sa shumë duele në dekadën e fundit të shekullit dhe në vitet e para të mijëvjecarit të ri. Të gjithë të rëndësishëm sepse të dy skuadrat frekuentonin zonën e lartë të renditjes me lojtarë si Batistuta, Toldo, Rui Costa, Edmundo, Oliveira, Thuram, Buffon, Cannavaro, Chiesa, Veron, Almeyda, apo Crespo.

Duele në të gjitha frontet, në kampionat e në Kupën e Italisë. 20 vjet më parë ishte Parma që mori më të mirën. Finalja e vajtjes në Tardini përfundoi 1-1 me gola të Crespo e Batistuta.Dukej e kryer për Fiorentina, por ndeshjen e kthimit u mbyll 2-2 (gola të Crespo e Vanoli nga një anë, Repka e Cois nga tjetra). Parma, e drejtuar nga ish-viola Malesani, u ngjit në qiellin e shtatë ndërsa Fiorentina në dëshprim të plotë, pasi shijuan për muaj profumin e titullit.

Hakmarrja, dihet, është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Maj 2001: në ndeshjen e vajtjes sërisht në Tardini, Fiorentina fitoi 1-0 me golin e ish-it Vanoli në kohën shtesë. Në fakt rrezikuan të cojnë dëm gjithcka në 13 qershor. Milosevic vuri heshtjen në Franchi në fund të pjesës së parë. Në të dytën Nuno Gomes barazoi 1-1 me asist të Rui Costa, duke i dhuruar Kupën skuadrës së Mancini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *