• |
ide | kryesore

Kurajo dhe pasion: historia më e bukur sportive e Krishtlindjes

Sport



Për ta kuptuar më mirë këtë histori është i nevojshme një epilog se cfarë është futbolli amerikan në “high school” në Texas. E pastaj për të kuptuar se kjo është historia sportive më e bukur për Krishtlindje 2018, nuk ka nevojë për asgjë tjetër, përvec pak humanizmi.

Futbolli amerikan, në Texas ka luajtur në fundjavë finalet. Sepse “high school” janë të ndara në nivele, klasi 1, klasi B deri klasi 6. E cdonjë prej tyre është ndarë në Division I e Division II. Më qartë, ata që luajnë në klasin 6 janë më të aftë se të tjerët.

Përjetimi është si në nivelet profesioniste, me stadiume me kapacitet deri në 20.500 spektatorë. Ndërsa për finalet, ndosh ashtu si të premten që të gjithë shkojnë në Arlington, në stadiumin e Dallas Coëboys: ka kapacitet 100.000 spektatorë.

Finalja e C5 u luajt pikërisht aty: Aledo High School kundër Fort Bend Marshall. Aledo është një vend me 4000 banorë, por në shkollën e saj shkojnë më shumë se 1400 studentë edhe për shkak të reputacionit që ka në futbollin amerikan: në 9 vitete e fundit ka fituar 6 tituj të C5.

Fort Bend, skuadra kundërshtare, vinte nga një tronditje e madhe në finale: dy ditë më parë kishin humbur Drew Conley, që ishte mbrojtësi i tyre, vetëm 17 vjec. Pati një zënkë me xhaxhain e tij dhe ky i fundit e qëlloi me pushkë.

Ndeshje e dominoi Aledo, por nuk është kjo historia. Ajo është se në fraksionin e fundit, me rezultatin 55-19, në atë stadium prej 100.000 vendesh, ndërsa festa kishte nisur, për aksionin e fundit të lojës, tekniku, Steve Ëood, i tha Blaze Mays se i takonte atij të luante.

Blaze është 17 vjec, ka sindromën Doën, dhe ka dy sezone që është në skuadër. “Ajo që bën, ajo që thotë, është një inspirim për të gjithë ne”.

Kështu Blaze, u fut në fushë. Përpara se të niste loja dridhej i gjithi, por pastaj hyri në aksion. Pasimi për të, ashtu si imagjinohej, nuk u bë. por nuk ka rëndësi.

Ka më tepër rëndësi festa që i bënë shokët. Ka rëndësi ajo pritje e ngrohtë që i dhanë kundërshtarët duke e goditur lehtë mbi kaskë. Ka rëndësi që Blaze stërvitet gjithë vitin. Për tu bërë kampion i Texas.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *