• |
ide | kryesore

Kylian Mbappé zgjidhet lojtari francez i vitit 2018 nga France Football

Sport



Pas festimit të ditëlindjes së 20 të tij të enjten e kaluar, Kylian Mbappé përfundon 2018-ën me një çmim të ri në palmaresin individual, atë të lojtarit më të mirë francez të vitit akorduar nga revista France Football. Një vit i begatë për Mbappé që u rendit i katërti në garën për Topin e Artë 2018 duke lënë pas yllin e Barcelonës, Lionel Messi-n, ndërsa rrëmbeu çmimin “Raymond Kopa” si lojtari i ri më i mirë në botë.

Juria, e përbërë nga kryeredaktori i France Football dhe ish-fitues të çmimit,  shpalli më të mirin e edicionit të 61-të, lojtarin që fitoi Botërorin në Rusi dhe disa trofe të tjerë kombëtarë me PSG-në. Kështu Mbappé pason N’Golo Kanté në palmares. Për sa i takon klasifikimit të këtij viti, Kylian Mbappé ka lënë pas në Raphaël Varane dhe Antoine Griezmann.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *