• |
ide | kryesore

Mafia shqiptare pastroi 1.5 miliardë euro në Serbi

Kryesore, Lajme



Mafia shqiptare ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në rajon. Mediet serbe raportojnë se në 10 vitet e fundit familjet mafioze shqiptare kanë pastruar në Serbi plot 1.5 miliardë euro. Në një shkrim të tabloidit Kurir thuhet se pjesa më e madhe e këtyre parave është investuar në tregun pasurive të paluajtshme.

Sipas të njëjtave burime mafia shqiptarë është bërë në këtë mënyrë “ndoshta një nga aktorët kryesorë që ka ndërtuar skemat e pastrimit të parave të krimit të organizuar”, të ardhura të përfituara kryesisht nga trafiku i drogës dhe armëve”.

Ish-drejtori i policisë së Beogradit Marko Nicovic thotë se “trafikantët shqiptarë kanë pastruar rreth 80 deri në 100 milionë euro në vit në këtë vend duke blerë toka, pasuri të patundshme dhe ndërtuar godina përmes të ashtuquajturve biznesmenë serbë”.

“Në këto transaksione, si rregull, shqiptarët nuk shfaqen asnjëherë. Kjo funksionon me anë të personave të tjerë. Ai thotë se shqiptarët përdorin persona me emra si psh Petar Petrovic nga Mynihu i cili shërben si fasadë. Investimet më të mëdha të tyre janë në jug dhe juglindje të Serbisë” – thotë Nicovic.

Ai shton se klanet shqiptare të trafikut të drogës kanë përdorur të njëjtat skema për të investuar paratë e paligjshme edhe në rajone turistike të detit Adriatik në Kroaci apo në Malin e Zi, por edhe në Bosnje Herzegovinë. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Ja me ne fund bejme plitike dhe propagande duke iu referuar asaj Serbe.
    Te fala Saliut, Stalinit dhe ari-t.

  2. Kurir eshte gazete serbe. Bejne propagande kunder shqiptareve. Flirtojini pak disa lajme para se ti publikoni sidomos kto qe jane nga jashte shqiperise.

  3. Çudi e madhe që mediat serbe paskan “zbuluar” se në Serbi , këtë “dhjetë vjeçarin e fundit”, mafia shqiptare e drogës paska shkuar atje të pastrojë paratë e pista.
    Ka pasur vërtetë në Shqipëri e në Sërbi mafie të drogës që janë marë më këtë lloj tregëtie të pistë.
    Ama rekordet e trafiqeve të drogës nga Shqipëria, nuk ishin “në dhjetë vjeçarin e fundit” po në pesë vjeçarin e fundit me qeverisjen e mikut të Vuçiçit, Edi Ramën, kur ky e ktheu gjithë Shqipërinë në Kanabistan.

  4. Nje nder mafiizet me te medhennj dhe me klanin me te fuqishem.ne Serbi e vecanerisht ne Beograd eshte familja Meta – Kryemadhi.
    Keta kane ndertime te fuqishme ne Beograd si dhe linja te prodhimeve ushqimore.Sipas.disa info te siguruara nga sherbimet.Perendimore Meta nje pjese te madhe te prodhimeve ushqimore duke filluar qe nga patatinat apo edhe miellin kancerogjen e ka tregtuar lirshem.ne Kospve e Shqiperi. Koha do te vertetoje pse Meta dhe Kryemadhi jane agjent serbo-rus.

    1. Historikisht skraparllijtë nuk kamë pasur asnjë lidhje me Sërbinë, e Meta si skraparlli nuk ka asnjë fakt që si familje të jetë e lidhur me serbët. Kryemadhi është një dibrane e dihet historikisht se dibranët kanë luftuar kundër pushtuesve serbë. Me mijra dibranë që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së vjetër të Tiranës, u shpërngulën me dhunë prej serbëve nga Dibra.
      As Iliri e as Monika nuk janë dyshuar ndonjëherë si përdorues të drogës.
      Na dilka një nip tjetër i Enver Hoxhës (Dorian Hoxha) pasi biri i Ilir Hoxhës u kap e arrestua si trafikant kokaine, që na ngatëron miellin e bukës me miellin e drogës.
      I nipi i Spiro Kolekës ndërkaq dallohet edhe me sy se është përdorues i drogës.
      Është pikërisht ai si kryeministër që përzgjodhi dy ministra të mbrendshëm të lidhur me mafien e drogës e në vitin 2016 e bëri Shqipërinë rekordmene të trafikut të saj në Europë.
      Në të njejtën kohë, është Rama si i pari kryeministër shqiptar që e quan si mik kryeministrin serb..
      Kjo është ajo që e ka vërtetuar tashmë koha.
      Kur ky nipi i Enverit të na zbulojë me fakte e dokumente , se cilat qenkan ato fabrika mielli apo patatinash që e paskan sëmurur me kancer e që “pronarë” të tyre qenkan Iliri e Monika, atëhere po, mund ti akuzojmë jo vetëm si “agjentë serbo-rusë”, por edhe si agjentë të mafies kolumbiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *