• |
ide | kryesore

Një natë e shthurur në diskotekë para vonesës: prapaskena e çështjes Nainggolan

Sport



Nuk është vetëm vonesa e panumërt në stërvitje në qendër të pezullimit me kohë të pacaktuar të Radja Nainggolan. Në fakt, ka më shumë dhe bëhet fjalë për një natë të gjatë në diskotekë, duke festuar pavarësisht barazimit zhgënjyes kundër Chievo, me një provë për tu harruar prej belgut. Ajo që precipitojë situatën, sipas burimeve brenda klubit, është edhe një takim i rrezikshëm me tension të lartë me disa eksponentë të ultra zikaltër, aspak miqësor duke parë situatën e skuadrës e të Nainggolan mbi të gjithë.

Vonesa që pasoi në stërvitjen e mëngjesit ishte vetëm pika që derdhi gotën, me Marotta që nuk mund të mos e ndëshkonte lojtarin për mungesën e përsëritur të respektit ndaj skuadrës, shoqërisë e tifozëve përpara ndeshjes së rëndësishme me Napoli.

Me dy fitore në 9 ndeshjet e fundit, Inter përgatitet të presë vendin e dytë të renditjes në ditën e Shën Stefanit. Në vend të Nainggolan duhet të luajë Vecino me Brozovic e Joao Mario, rikthimi i Asamoah është një dhuratë e cmuar për Spalletti që nuk e kishte menduar kurrë të tradhëtohej në vazhdimësi nga Ninja i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *