• |
ide | kryesore

Ronaldo për herë të parë në pankinë, Allegri: “Do t’a shohim ndeshjen bashkë”

Sport



“Cristiano Ronaldo nesër do të jetë në pankinë: këtë herë do ta shohim ndeshjen bashkë”. Massimiliano Allegri do ti lejojë një ndeshje pushim sezonit të CR7, në sfidën e Bergamo kundër Atalanta, në program të mërkurën. “Jam shumë i lumtur – tha trajneri i bardhezinjve, për Sky Sport – për atë që është duke bërë, si të gjithë. Kjo e këtij viti është nisjua e tij më e mirë në nivel goli dhe numrash. Kemi nevojë që ai të jetë në formën më të mirë në mars, kur të vijnë ndeshjet decizive të Champions: ai duhet të jetë deciziv si gjithë të tjerët. Por Ronaldo edhe më shumë, si ka qenë në vitet e fundit”.

Allegri ndërkohë, përpara ndeshjes së Juventus me Atalantën ka folur për vështirësitë për të luajtur në 26 dhjetor: “Duhet të luajmë një ndeshje serioze, në lojë janë tre pikë. Nesër është e rëndësishme të shkojmë mirë në nivelin mental, përndryshe i bëjmë një dhuratë Atalantës”, ka shpjeguar tekniku bardhezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *