• |
ide | kryesore

Video/ Autogoli i Gjimshitit: ironi dhe polemika në rrjet

Sport, Video



Nuk ishte ndeshja e duhur për Berat Gjimshitin për të bërë autogol. E në fakt, mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë autogolin e bëri pikërisht mbi veten. Vetëm dy minuta nga fillimi i lojës Juventus mori avantazhin në transfertën e Atalantës: ‘merita’ ishte e gjitha e mbrojtësit shqiptar Gjimshiti që me një ndërhyrje të c’ekuilibruar me të djathtën e dërgoi topin në portën e tij, duke tradhëtuar edhe Etrit Berishën që nuk mendonte se gjërat do ti komplikoheshin kështu.

Një autogol që ka ekzaltuar talljet e tifozve në rrjetet sociale: shumë prej tyre kanë komentuar me ironi gjestin aspak si lojtar i nivelit, të 25 vjecarit, por nuk kanë munguar edhe polemikat me referime të afrimitetit që kanë dy shoqëritë, edhe pse më pas rezultati përfundoi me barazimin final 2-2.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *