• |
ide | kryesore

Banorët e Bregut të Lumit protestojnë: “Nuk i lirojmë shtëpitë tona”

Lajme, Të fundit



Banorët e Bregut të Lumit protestojnë për shtëpitë e tyre, të cilat priten të shemben prej ndërtimeve që do të bëhen në Bulevardin e Ri.

Ata i kanë kërkuar punonjësve të fadromave të ndërpresin punimet, pasi përndryshe mund të ketë përplasje fizike dhe ata nuk do të mbajnë përgjegjësi për këtë. Banorët kanë refuzuar bonusin e qirasë si dhe shtëpitë sociale të ofruara nga Bashkia.

 “S’po na lënë të hamë këto festa në shtëpitë tona, në këto shtëpitë tona që i kemi jetuar këto 30 vjet. Edhe 300 vjet do të jetojnë në vdekje, por shtëpitë tona nuk do t’i lirojmë.

Ne kemi dalë sot këtu dhe ne kemi prit se kush po vjen dhe kujt duhet t’i japim përgjigje. Ne do t’i kundërshtojmë vetëm shtetit, shteti të vijë këtu të përballohet me ne, shtëpinë tonë nuk e lirojmë. Bashkia na ka thënë se do tu japim bonus qiraje apo banesë sociale, kjo ne nuk na intereson, ne na intereson vetëm djersa dhe dëmshpërblimi i shtëpive tona.

Do të lëmë jetën aty bashkë me fadromat.  Edhe sikur Edi Rama do të kishte ardhur këtu së bashku me Erion Veliajn ne jetën do ta jepnin aty para fadromës. Edhe ai që është me rrogë 300 mijë lekë që drejton fadromën, më mirë ta lë 300 mijë lekëshin sesa të lërë jetën”, tha një nga banorët



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *