• |
ide | kryesore

Basha kritika mediave: Hetoni aferën e zhvendosjes së Lanës për Begon

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkoi sërish pranë unazës së re ku banorët protestojnë prej gati 2 muajsh. Kreu i opozitës tha se tashmë ka fakte se si Veliaj dhe Rama ndryshuan planin urbanistik duke zhvendosur rrjedhën e Lanës për tu hapur rrugë ndërtimeve të biznesmenit Edmond Bego. Por Basha ishte kritik edhe me mediat, disa prej të cilave sipas Bashës nuk po e pasyqrojnë siç duhet këtë aferë.

“Edhe sot disa media thonë “sipas Partisë Demokratike”… Po mirë, nuk mjafton fakti që punën që duhet të bëjnë mediat e bën opozita por edhe kur bën opozita punën prapë së prapë disa media thonë “sipas PD”. I ftoj këto media të bëjnë detyrën e tyre. Të marrin dokumentet zyrtare që i kemi bërë publike, ti vënë krahas njëri-tjetrit dhe tu tregojnë shqiptarëve ja si ishte plani urbanistik në 2013, ja si është plani urbanistik në 2017. Ja si u zhvendos shtrati i Lanës. Ja si prishen shtëpitë e mbi 200 banorëve. Këto nuk janë “sipas PD”, këto janë të vërtetat mbi dokumentat zyrtare që mbajnë firmën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt” –tha Basha që shtoi.

“Këto nuk janë hamendësime, nuk janë akuza, janë fakte zyrtare. Pra ftesa ime sot është që media të bëjë pjesën e saj të detyrës. Pjesë e detyrës do të ishte edhe të investigonte këtë aferë por këtë e bëmë ne, e bëri PD. Të paktën tani që është në dritë të diellit të luajnë rolin e tyre dhe të mos bëhen pjesë e mashtrimeve qeveritare dhe bashkiake por t’u tregojnë shqiptarëve se si është ndryshuar rrjedha e një lumi për të marrë përpara shtëpitë e 200 familjeve vetëm e vetëm që të mos cenohet prona e një trafikanti droge i cili ka paguar 1.5 milionë euro ministrisë së Arben Ahmetaj dhe i ka hapur rrugën prapë me firmën e Erion Veliajt planit të detajuar vendor për të ndërtuar këtu një projekt i cili po kështu është publikuar nga ne” – tha Basha. ©LAPSI.al



7 Comments

    1. i pa emer e me mut ne tru.ha ha ha mut por nuk te ngop kush ,kur nuk te mbushi enveri me mut per 55 vite si te ta mbush rama me 25 vite.

  1. Z.Basha , vjedhja e nje loti nga tre total me vlere 18 milion eu, dhe po ashtu 12 mil euro te OST bejne mmuuuuu… dhe duhet ti qendroni si opozite kesaj ceshtjeje. Zhvendosja lanes eshte dhe ajo flagrante, por ne rastin e 30 mil eu, ju , media shoqeria civile nuk duhet te rreshtni se denoncuari.
    Eshte nje vjedhje ordinere , ashiqari dhe kaq.
    Dikush duhet te mbaj pergjegjesi. Jane 30 mil eu ne nje muaj, qe ju dhane nje firme fantazem , me sakte nje turp i vertete.
    Imagjinoni marzhin e bjedhjes ne kete vend kaq te vogel e te varfer sidomos.

  2. Luli kerkoji mediave te hetojne edhe supervjedhjet e tua more zoteri edhe vjedhjet e gruas dhe vjehrrit tend por vecanerisht supervjedhjet e kunatit tend superhajdut, pastaj jemi dakord me ty

  3. Po mire atehere , meqe ka vjedh luli me kunatin le te vjedh dhe ky. U beme barazim, ne rregull jemi. Te na rroje i gjati!

  4. Ky pafilloja eshte edhe jurist! Na ben gam-gam kot, ne vend qe t’i çoje materialet ne prokurori! Por duket qarte qe ky eshte pjese e show-t te Rames!

  5. ne te tjeret qe nuk duam te na vjedh as Luli as Rama, si tia bejme.! Apo te vazhdojme te zihemi kush vjedh me pak eshte me i miri!
    Behuni njerez e vini logjiken ne pune.
    Apo lepini ndonje kocke dhe ju duket vetja mire?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *