• |
ide | kryesore

Capital T reagon rreth komenteve negative për bamirësinë (Foto)

Paparazzi, Slider



Ai ka arritur të dhurojë plot 5 shtëpi për njerëzit e varfër, e sigurisht shumë ndihma dhe dhurata të veçanta për fëmijët jetimë.

Të gjitha këto reperi i ka pasqyruar edhe në rrjetet sociale, ku përveç urimeve dhe komenteve pozitive sigurisht nuk kanë munguar kritikat. Shumë prej atyre që nuk e shohin këtë si të mirë shprehen se të gjitha këto nuk duhet të postohen në rrjetet sociale.

Por pas këtyre ka ardhur edhe reagimi i vet Capital T, i cili në një Instastory shkruan:

“Për krejt ata njerëz të ligë që ju pengon bamirësia ime dhe ata të cilët kanë shpirt të shajnë humanitetin e çfarëdolloji, Zoti ju ndihmoftë e ju pastroftë prej urrejtjes që keni në shpirt. Kur ju pengon edhe humaniteti, paramendo sa shumë ju pengon suksesi im. Sidoqoftë, aksionet nuk kanë për t’u ndalur, qentë lehin, karvani ecën. Zemra dhe qëllimet e pastra gjithmonë fitojnë.” – ka përfunduar këngëtari i cili po bën atë që ndjen, e bamirësia sido që të jetë nuk është diçka për të cilën mund të hedhim kaq shumë vrer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *