• |
ide | kryesore

Chow Yun-fat dhuron pasurinë për bamirësi

Paparazzi, Slider

Chow Yun-fat, një multimilioner që bëri emër në saje të filmave aksion, posaçërisht “Crouching Tiger, Hidden Dragon”, ka premtuar se do ta dhurojë pasurinë për bamirësi. Aktori 63-vjeçar nga Hong Kong është i njohur për stilin modest të jetës. Ai lëviz me transport publik dhe shpesh pret në radhë të gjata për të blerë një biletë kinemaje për film, në të cilën është protagonist kryesor. Për herë të parë, ai u shfaq në listën e njerëzve më të pasur të revistës amerikane Forbes në vitin 2015. Është vlerësuar se ka një pasuri prej rreth 630 milionë euro. “Paraja nuk është diçka që na takon përgjithmonë. Kur vdesim, të tjerët e përdorin atë”, tha Chow. Gruaja e tij tha: “Pavarësisht pasurisë, shpesh hanim ushqim të përgatitur në rrugë, siç është zakon në Kinë”. Aktori filloi karrierën filmike në vitet e tetëdhjetave të shekullit të kaluar duke luajtur në “A Better Tomorrow”, “Murderer”, “Mister Gamblers.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu