• |
ide | kryesore

Claudia Lai: Mjaft më kërcënuat te fëmijët

Paparazzi, Slider



Në rrjetet sociale dhe në shumë media të ndryshme është publikuar një material audio ku dëgjohet mesfushori i Interit Radja Nainggolan, i cili pas dënimit nga Interi ka shfryrë inatin dhe thotë se me ndihmën e mikut të tij Tottit do që të kthehet tek Roma. Nëqoftëse për mesfushorin këto nuk ishin Krishtlindje të gëzuara, e njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe për bashkëshorten e tij.

Claudia Lai ka shpërthyer në Instagram pas kërcënimeve dhe fyerjeve që kanë ardhur në drejtim të familjes së saj, e sipas gjasave vijnë nga tifozët interistë. Ajo nuk i ka kursyer fjalët e rënda dhe shprehet kështu:

“Më lejoni të them një gjë, duke marrë shkas nga fyerjet dhe kërcënimet që kanë ardhur në PROFILIN tim. Unë jam Klaudia dhe të gjitha ato që më shkruani i lexoj vetëm unë dhe askush tjetër. Përsa i përket fyerjeve dhe kërcënimeve që vijnë në drejtim të vajzave të mia është me të vërtetë e neveritshme. Gjithsesi ju uroj Gëzuar Krishtlindjen”- ka përfunduar Caludia, e cila mesa duket nuk ka mundur të përballojë fluksin e mesazheve të cilat nuk dërgohen ne profilin e futbollistit, por në atë të familjes të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *