• |
ide | kryesore

Dëmshpërblim për shtëpitë/ Banorët e Bregut të Lumit: Do lëmë jetën te fadromat

Lajme, Të fundit



Banorët e Bregut të Lumit në Tiranë kanë dalë sërish në rrugë duke kërkuar dëmshpërblimin për shtëpitë e tyre pasi janë prekur nga ndërtimi i Bulevardit të Ri.

Ata janë shprehur të vendosur se shtëpitë e tyre nuk do t’i lirojnë, ndërsa i bëjnë thirrje përfaqësuesve shtetërorë të shkojnë dhe të dëgjojnë hallet e tyre.

Banorët u shprehën mes tjerash duke i bërë thirrje edhe punonjësve të fadromave, që të lënë rrogën e tyre, pasi në rast ndërhyrjeje, situata mund të precipitojë në dhunë dhe ata nuk do të mbajnë asnjë përgjegjësi. Ata kundërshtuan edhe bonuesin e qirasë dhe alternativat për shtëpi sociale të ofruara nga bashkia e Tiranës.

“S’po na lënë të hamë këto festa në shtëpitë tona, në këto shtëpitë tona që i kemi jetuar këto 30 vjet. Edhe 300 vjet do të jetojnë në vdekje, por shtëpitë tona nuk do t’i lirojmë.

Ne kemi dalë sot këtu dhe ne kemi prit se kush po vjen dhe kujt duhet t’i japim përgjigje. Ne do t’i kundërshtojmë vetëm shtetit, shteti të vijë këtu të përballohet me ne, shtëpinë tonë nuk e lirojmë. Bashkia na ka thënë se do tu japim bonus qiraje apo banesë sociale, kjo ne nuk na intereson, ne na intereson vetëm djersa dhe dëmshpërblimi i shtëpive tona.

Do të lëmë jetën aty bashkë me fadromat.  Edhe sikur Edi Rama do të kishte ardhur këtu së bashku me Erion Veliajn ne jetën do ta jepnin aty para fadromës. Edhe ai që është me roogë 300 mijë lekë që drejtojë fadromën, më mirë ta lë 300 mijë lekëshin sesa të lërë jetën”, tha një nga banorët.



2 Comments

  1. Mos lini jetën tek fadromat, por bleni një armë dhe të parit që do të afrohet tek shtëpiaa juaj këputjani në kokë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *