• |
ide | kryesore

Devijimi i lumit të Lanës, PD: Veliaj po bën rolin e budallait

Lajme, Të fundit

PD ka akuzuar Bashkinë e Tiranës për ndryshimin e rrjedhës së lumit të Lanës, duke i dhënë ish-serat biznesmenit Edmond Bego. Nga ana tjetër Bashkia ka kundërshtuar duke u shprehur se nuk ka dhënë leje ndërtimi për këtë të fundit.


Drejtoresha e Drejtorisë së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, Frida Pashako, shprehet se nuk ka asnjë ndërhyrje në terren dhe se nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi për personin për të cilin flet opozita.


 “Aktualisht, në Bashkinë e Tiranës nuk kemi asnjë kërkesë për leje ndërtimi në këtë zonë. Por, Plani i Përgjithshëm Vendor parashikon zhvillimin e kësaj zone. Prandaj, nga të dyja anët e lumit mund të vijnë kërkesa për të marrë të drejtat e tyre zhvillimore dhe për të ndërtuar. Zona mund të cilësohet aktualisht si informale. Prandaj, krijimi i një infrastrukture të re sjell një zhvillim shumë pozitiv dhe gjithashtu sjell interesimin e zhvilluesve për ta ndërtuar këtë zonë.

Ky projekt nuk ka lidhje me Unazën, janë dy projekte të ndryshme. Të dyja projektet janë të parashikuara në Planin e Përgjithshëm Vendor. Madje, projekti i Unazës ka disa vite që ka nisur, ndaj nuk mund të themi janë dy projekte të lidhura.

Plani i Përgjithshëm Vendor, që kemi aktualisht në fuqi, është miratuar në vitin 2017 nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Si hartimi i PPV, ashtu edhe ndryshimi i tij, kërkon një proces shumë të gjatë, ndërinstitucional dhe kërkon aprovime në nivele të ndryshme. Aktualisht nuk kemi asnjë nisme për të ndryshuar Planin e Përgjithshëm Vendor të Tiranës”-tha ajo.

Opozita përmes një deklarate zyrtare ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, se po bën “rolin e budallait” në lidhje me shkeljet ligjore që po bëhen.

DEKLARATA E PD:

Pas Arben Ahmetajt, sot i erdhi rradha Erion Veliajt për të bërë rolin e budallait për projektin luksoz rezidencial 60 milionë euro të trafikantit të drogës pranë Unazës së Madhe.

Shqiptarët kanë parë me sytë e tyre dokumentat zyrtare të paraqitur nga Partia Demokratike, që provojnë se Plani Urbanistik i Tiranës dhe projekti për Lumin e Lanës u ndryshuan me firmat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të favorizuar tokën ku Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë projektin 60 milionë euro.

Shqiptarët e kanë parë vetë dhe nuk kanë nevojë për mashtrimet banale të Erion Veliajt se Projekti i Lanës i vitit 2013 zinte një pjesë të konsiderueshme të ish Serave.

Shqiptarët kanë parë gjithashtu se projekti i vitit 2017 shmnag plotësisht ish serat, vetëm pasi kjo pronë u privatizua në mars 2016 me paratë e trafikantit të drogës. Të gjithë i kanë parë 4 faturat prej 1.5 milionë euro të paguara për privatizimin nga Edmond Bego për llogari të Ministrisë së Financave.

Erion Veliaj mashtron paturpësisht, kur thotë se nuk ka asnjë aplikim për leje ndërtimi në atë zonë.

Partia Demokratike ka paraqitur dokumenta zyrtare që provojnë se aplikimi për leje ndërtimi nga Edmond Bego, në zonën e ish Serave, pranë Unazës së Madhe, e ka kaluar fazën e parë të miratimit dhe tani leja është vetëm formalitet.

Afera e projektit luksoz rezidencial 60 milionë euro provon se Erion Veliaj nuk ka asnjë ndryshim nga Edi Rama. Ai është njësoj në shërbim të trafikantëve të drogës, për të shëmbur shtëpitë e qytetarëve. për të ndërtuar pallatet e krimit dhe për të pastruar paratë e pista të krimit dhe korrupsionit.



5 Comments

  1. Shtet bordell, mazhoranca dhe opozita asgje nuk diskutojne per hallet e popullit, vetem per tenderat qe do i japin oligarkeve.
    Diskutimet vetem per kompanite qe pastrojn paret e partive : fusha, gener2, salillari, hysi , gjikuria
    Me shume premtime erdhi Rama, por shume shpejt u be pjese e ketij zullumi

  2. Sado qe te llapin mbetet nje pyetje shume e thjeshte e cila do te nxjerre zbulluar te gjithe qelbesirat: A eshte e vertete qe eshte devijuar gjurma e lanes??? Nese vertete ka ndodhur kjo atehere ska me nevoje per komente. Byzylket gati per qelbesirat qe e kane bere kete pune dhe ska justifikime te llojit, nuk ka perfshirje te askujt, nuk ka leje per askend por ai qe do mund te marre etj etj

  3. Ore ta marrim kete lali erin bashke me delet e bashkise te dalim te gjithe ne proteste te bertasim lali eri eshte bythqir. Ta bejme si i madhi i te medhenjeve, filantropi karapatopi mendjendrituridhjerja etj etj

  4. Tironesit e vjeter e dine qe lumit Lana vazhdimisht i eshte ndryshuar rrjedhja e vet. Kjo gje ka ndodhur per disiplinimin dhe urbanizmin e zonave perreth Lanes. Jo vetem lumit i Lanes dhe Lumi i Tirones i eshte ndryshuar rrjedhja e disiplinuar ne kontekstin e zhvillimit. Sa per blerjen e ish Serave nga nje person le te zhvillohen hetime a ka shkelje ligjore. Sa per investimin prej 60 miljonesh qe lexoj ne shtyp, duhet inkurajuar bisnezmeni ne qofte se parate jane te pastra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *