• |
ide | kryesore

Do të arratisej drejt Greqisë? MPB zbardh planin Gruevskit…

Lajme, Të fundit



Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase nuk ka patur asnjë informacion se ish kryeministrit Nikolla Gruevski do të largohej drejt Hungarisë, por vetëm drejt shtetit grek.

Burime brenda kësaj ministrie për Gazetën Lajm kanë deklaruar se i vetmi indikacion për një largim të mundshëm të Nikolla Gruevskit ka qenë fakti që kryeministri mund të kërkonte strehim në Greqi.

“Kemi pasur disa indikacione që Gruevski përmes Dojranit, me ndihmën e disa njerëzve të tij, do të ikë në Greqi.

Kishte fjalë se gjoja ka marë me qera tre banesa në Selanik, ku në njërën do të qëndronte, e dy të tjerat do t’i shërbenin për të humbur gjurmë. MPB i ka përcjellë këtë informacione dhe ka ndërmarrë masa për parandalim eventual. Mirëpo nuk kemi pasur ndonjë informacion se po përgatitet të ikë në Hungari”, kanë deklaruar burime nga MPB.

Sipas tyre, për momentin Gruevski gjendet në një hotel në Budapest, ndërsa nuk hidhen poshtë gjasat për ekstradimin e mundshëm të tij./BW/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *