• |
ide | kryesore

Edi Rama publikon vendimin e Këshillit të Ministrave: Kemi shkuar përtej kërkesave të studentëve

Lajme, Të fundit

Paraditen e sotme, në një konferencë për shtyp kryeministri Edi Rama ka publikuar vendimet e Këshillit të Ministrave sa i takon kërkesave të studentëve.

 “Jo vetëm për kërkesat e tyre, por dhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si element përmbajtësor. Kemi hartuar dhe një pakt tjetër për universitetin dhe do ta bëjmë publik në media muajt të ardhshëm. Kemi marrë vendime për kërkesat e studentëve, por dhe që shkojnë përtej tyre. Kemi maksimalizuar potencialin e universitetin për ta futur në një transformim tjetër”, tha Rama.

“4 vendimet e qeverisë shpjegohen me këto terma. Kemi financim për studentët e verbër, tetraplegjikë dhe paraplegjikë si dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike që do përfitojnë një bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja. Dua të theksoj se 1 bazë për të mbështetur dhe financuar tarifën ka qenë, por për shkak të devijimeve në këshillat bashkiakë është vendosur që kjo të bëhet direkt nga qeveria.
Së dyti studentët me mesatare mbi 9 do përfitojnë financim 100% të studimit dhe do përfitojnë bursë prej 1 mijë lekësh.
Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së studimit për ata që paguanin 100% të studimeve. Pra të gjithë studentët do paguajnë 50% të tarifës. Vitin e ardhshëm akademik kush nuk ka mesatare nen 6 do humbasë financimin nga qeveria. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se në janar do të gjitha këto detyrime i mbulon qeveria”, u shpreh kreu i qeverisë.


5 Comments

  1. Pika 5:
    Per te gjithe kete Rrumpalle, i jepet nje Flete Lavderimi, per koordinim dhe Ligjin e Shkelqyer te Arsimit Te Larte, Ministres se Arsimit.

  2. Je vetem nje palaco kryeminister.
    Vazhdon propoganden, nuk kupton se tashme nuk mund te genjesh askend.
    Je kryeministri me hajdut ne historine e Shqiperise.

  3. Dy saktesime nga vendimi i qeverise te cilat nuk jane pasqyruar drejte nga Lapsi ( gabime shrkimi)

    1 ) ‘ Kush e ka mesataren nen 6 , humb financimin 50% te tarifes ( dhe jo kush NUK e ka nen 6)
    2) ‘ studentët me mesatare mbi 9 do përfitojnë financim 100% të studimit dhe do përfitojnë bursë prej 100.000 mijë lekësh. ( dhe jo 1 mije lekesh) . Pra 1 miljon lek te vjetra ne vit, plus tarifa e shkolles 0%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu