• |
ide | kryesore

Flamurtari e Luftëtari nisin pushimet pa rroga

Sport



Situatat finaciare të klubeve të Superiores kanë qenë shpesh problematike. Ka ndodhur edhe më parë që klube të ndryshme të shkojnë në fund të vitit, me rroga të prapambetura pa dhënë për lojtarët, por këtë herë duket se situata po shënon një precedent. Në Vlorë e Gjirokastër, konkretisht tek Flamurtari e Luftëtari nuk është paguar, të paktën sipas deklaratave të lojtarëve, asnjë rrogë që nga nisja e sezonit dhe jemi tani në nisjen e pushimeve dimërore.

Pushime pa pagesë për Flamurtarin e Luftëtarin: vlonjatët që pas ndeshjes me Tiranën i kanë dhënë fund futbollit për 2018, duke programuar rikthimin në grumbullim pikërisht në 4 janar. Nuk është pozita më e mirë për kuqezinjtë, si sportivisht ashtu edhe financiarisht, sepse në klub ka ende probleme për të zgjidhur dhe durimi është në fund. Sipas asaj që konfirmohet nga burime brenda klubit, lojtarët kanë nisur lëvizjet e para dhe me merkaton në start gjërat mund të ndryshojnë.

Pavarësisht se nuk dëshirojnë të identifikohen, lojtarët kanë pranuar se kanë marrë vetëm dy herë shpërblime apo premio, por kurrë paga. Bëhet fjalë për një premio pas fitores 1-2 ndaj Kukësit në transfertë dhe një shpërblim pas takimit të fundit me Tiranën, shpërblim i cilësuar për fundviti. Kontradikta verbale lidhet me deklarimet e lojtarëve që bëjnë të ditur se nuk janë paguar që nga nisja e sezonit, në kundërshti me atë që thionë drejtuesit e Flamurtarit sipas të cilëve një pjesë të kontratës futbollitstët e kanë marrë me firmën në kontratë.

Çështja financiare mbetet problem më i madh në Vlorë, aty ku nëse situata nuk gjen zgjidhje deri në datë 4 janar, lojtarët mund të kërkojnë largimin dhe referuar organikës që ka Flamurtari, padyshim që shumë skuadra do të hidhen në sulm për të përfituar. Një situatë aspak komode tek kuqezinjtë, ndërsa cështja financiare ka afat zgjidhjen deri në datë 4 janar. Për momentin askush nga lojtarët nuk i është drejtuar FSHF për zgjidhjen e kontratës, duke shpresuar afatin e përcaktuar, por kjo nuk do të thotë që pas 4 janarit situata nuk do të marrë një drejtim tjetër.

Në këtë pikë janë edhe në Gjirokastër: shitja e Eduard Rrocës dhe Vasil Shkurtaj tek Kukësi mund të jetë një frymëmarrje për klubin dhe lojtarët optimist, për një zgjidhje të shpejtë e kanë reflektuar në fushë me rezultate të rëndësishme. Fitore në Korcë kundër skënderbeut dhe barazim në shtëpi kundër Partizanit kryesues. Lojtarët përgjigjen e tyre e dhanë në fushë, tani topi kalon tek drejtuesit bluezinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *