• |
ide | kryesore

FOTO/ Kush është 17-vjeçarja që u vra në atentat në Laprakë

Lajme, Të fundit



Vajza që shihni në këtë foto është Griselda Gjinkolaj, 17-vjeçarja që u vra pasditen e sotme në zonën e Laprakës. Sipas Report Tv, Griselda Gjinkola, nga Mirdita, jetonte prej vitesh në Tiranë. Prej një jave mendohet se ishte e lidhur me Erion Bengën, 23 vjeç.

Dy të rinjtë kishin dalë të konsumonin një kafe në zonën e Laprakës. Kur u çuan dhe hynë në makinë, një i ri nga Puka, u afrua i maskuar pranë makinës së Bengës, tip Benz dhe qëlloi disa herë. Autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Adoleshentja mori një plumb në kokë, dhe pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës nga i dashuri i saj, nuk arriti dot që të shpëtonte nga plagët e marra. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte i dashuri i saj, dhe se Gjinkola u vra aksidentalisht, pasi makina ishte qëlluar nga pas sediljes së shoferit.

Dy janë pistat e hetimit, e para se të shtënat erdhën për shkak të xhelozisë, se adoleshentja ka patur një lidhje më herët, dhe se autori i vrasjes është konfliktuar me Bengën. Ndërsa pista e dytë është ajo e konflikteve të mëparshme të Bengës, dhe shantazhit që ky i fundit i ka bërë 2 vite më parë, ish-të dashurës së tij. /shqiptarja.com



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *