• |
ide | kryesore

FOTO/ Tërbimi i Duncan, pas golit të anulluar: “Në Itali zgjidhet kush e fiton ndeshjen”

Sport



E pabesushme por e vërtetë në Roma-Sassuolo. Goal line technology ka evituar një autogol evident të Patrick Schick, duke i dhënë një dorë të mirë Romës për të fituar më pas ndeshjen. Verdikti ishte befasues për Sassuolo sepse topi nuk hyri për cështje të një apo dy milimetrave. Një episod fatkeq që nuk i ka kaluar lehtë mesfushorit të jeshilzinjve, Duncan, që në Twitter ka kaluar në kundërsulm, duke përdorur fjalë të rënda, gjë që i rrezikojnë edhe ndonjë penalizim nga Lega: “Rrini të qetë nuk është gol. Shkojmë përpara me turp, duke shkatërruar futbollin me zgjedhjen se kush duhet ta fitojë ndeshjen” ka shkruar ganezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *