• |
ide | kryesore

Klauzola e fshehtë që mund të lirojë Neymar nga PSG: Barcelona ka ndërmend ta ushtrojë

Sport



Një telenovelë ajo e transferimit të Neymar Junior, që duket se prapaskenat dhe jehonën e paska destin. Për brazilianin i tillë ishte kalimi tek Barcelona nga Santos, në kohën kur i ishte premtuar Real Madrid, zërat për parregullsi në mënyrën e hartimit të kontratës, apo edhe blerja e bujshme e PSG. Tani duket se Barcelona po i’a shpërblen në të njëjtën mënyrë parisienëve, që u ndjenë krenar kur morën Brazilian nga Kamp Noë, duke shfrytëzuar edhe dëshirën e lojtarit.

Ekzaktësisht si veproi PSG dy vjet më parë. Sipas “As”, Neymar dëshiron të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur tek Barcellona. E ka një klauzolë që i lejon të largohet nga Psg, nëse në 2020 për brazilianin paguhen 160 milionë euro.

Kaq është një shumë e pranueshme për katalanasit, por vetëm nëse do ti duhet të presin edhe një sezon për të marrë numrin 10 të Selecaos. Gjithësesi, kjo klauzolë e zbuluar nga “As” mund të jetë një negociuese e mirë për të hapur bisedimet e transferimit të Neymar në verë, duke qenë se O’Ney nuk dëshiron më të qendrojë as një ditë më shumë në Paris.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *