• |
ide | kryesore

Rama: Do të jepen kurse anglishteje falas në universitete, nëse nuk dini këtë gjuhë nuk do të përfitoni ndihmë

Lajme, Të fundit

Në çdo universitet do të ofrohen kurse anglishteje falas prej qeverisë. Kjo do të bëhet në mënyrë që studentët të marrin bazat e anglishtes dhe ta perfeksionojnë këtë gjuhë.


 “Anglishtja do të jetë tek kushtet për të marrë mbështetjen nga shteti”, u shpreh Rama.


Të gjithë lehtësitë ekonomike që Rama paraqiti për studentët ekselentë, ato me pamundësi ekonomike e kategori të tjera, duket se do të realizohen në momentin që studentët do të kenë nivelin e duhur të anglishtes. Pra zotërimi i gjuhës angleze do të jetë kusht për të përfituar ndihmën financiare.

Gjithashtu, kryeministri rrëzoi mundësinë e të paturit një bibliotekë shkencore në shqip.

 “S’ka libra në bibliotekë shqip, shkencore, të gjithë duhet të dini anglisht”, tha Rama.

Edhe kërkesa e studentëve për të rritur buxhetin e shtetit për arsimin e lartë në 5 % të GDP-së, nuk u plotësua, pasi Rama tha se nuk do të ketë asnjë ndryshim në buxhetin e shtetit. E po ashtu, nuk do të preket asnjë gërmë në ligjin e arsimit të lartë të cilin kryeministri e quajti një bazë të fortë për të nisur reformimin edhe më të thellë të arsimit.

3 Comments

  1. Ore po me ate lojen e shahut qe e futi neper shkolla si po ecet,se i mbetet qejfi Kasparovit dhe Karpovit.Per fat te keq kemi nje KM ne gjendje te rende psiqike.

  2. Do e heqi -Ametajn-nga minister dhe do i hapi fronte pune per te dhene -Anglisht-neper unversitetet e vendit bile dhe me ligj ai qe nuk shkon ne kurs anglishte -burg-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu