Në çdo universitet do të ofrohen kurse anglishteje falas prej qeverisë. Kjo do të bëhet në mënyrë që studentët të marrin bazat e anglishtes dhe ta perfeksionojnë këtë gjuhë.
“Anglishtja do të jetë tek kushtet për të marrë mbështetjen nga shteti”, u shpreh Rama.
Të gjithë lehtësitë ekonomike që Rama paraqiti për studentët ekselentë, ato me pamundësi ekonomike e kategori të tjera, duket se do të realizohen në momentin që studentët do të kenë nivelin e duhur të anglishtes. Pra zotërimi i gjuhës angleze do të jetë kusht për të përfituar ndihmën financiare.
Gjithashtu, kryeministri rrëzoi mundësinë e të paturit një bibliotekë shkencore në shqip.
“S’ka libra në bibliotekë shqip, shkencore, të gjithë duhet të dini anglisht”, tha Rama.
Edhe kërkesa e studentëve për të rritur buxhetin e shtetit për arsimin e lartë në 5 % të GDP-së, nuk u plotësua, pasi Rama tha se nuk do të ketë asnjë ndryshim në buxhetin e shtetit. E po ashtu, nuk do të preket asnjë gërmë në ligjin e arsimit të lartë të cilin kryeministri e quajti një bazë të fortë për të nisur reformimin edhe më të thellë të arsimit.
Ik e vizitohu se qenke renduar shume. Ata te mesojne shqip njehere pa anglishten ta mesojne kur ti vi rradha
Ore po me ate lojen e shahut qe e futi neper shkolla si po ecet,se i mbetet qejfi Kasparovit dhe Karpovit.Per fat te keq kemi nje KM ne gjendje te rende psiqike.
Do e heqi -Ametajn-nga minister dhe do i hapi fronte pune per te dhene -Anglisht-neper unversitetet e vendit bile dhe me ligj ai qe nuk shkon ne kurs anglishte -burg-