• |
ide | kryesore

Sfidë Juventus-Bayern për de Ligt, tërhiqet Barcelona

Sport



Do të jetë një duel mes Juventus dhe Bayern Mynih për mbrojtësin më të talentuar dhe me prespektivë Matthijs de Ligt. Sipas asaj që bëhet e ditur nga Spanja, Barcellona është dorëzuar zemërthyer, duke qenë e bindur se mbrojtësi hollandez, që u duk pranë kalimit në Katalonjë, do të transferohet në Serie A ose Bundesliga. Blaugrana tentuan në mënyrë intensive si de Ligt, ashtu dhe Frenkie de Jong, por interesi për talentet e Ajax ka rritur ndjeshëm cmimin e kartonit të tyre. Shumë për planet e Barcelonës, që është tërhequr nga ankandi.

Në mës është edhe agjenti i mbrojtësit, Mino Raiola, që di mirë si ti rrisë vlerën lojtarëve të tij, në favor të shoqërisë që i ka. Fakt është se de Ligt, 19 vjec, vlerësohet 50 milionë euro e shifra mund të rritet ende nëse fillon gara e ashpër mes klubeve të mëdha europiane.

Juventus ka raporte shumë të mira me Raiola e ndoshta mund të jetë e favorizuar. Lojtari ka qenë për një vizitë në Torino, kur tërhoqi cmimin e rezervuar për talented më të mëdhenj të futbollit europiane dhe është shprehur se nuk do të kishte asnjë kundërshtim të vishej bardhezi. Por duhet pritur reagimi i Bayern, nëse do të jetë i gatshëm ti futet një beteje me cmime të larta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *