• |
ide | kryesore

Shaqiri shënon, ekzaltimi i një tifozi tetraplegjik tregon gjithçka

Sport



Në ”Anfield Road”, Liverpool ka shkatërruar Newcastle me një poker mbresëlënës, por në katedër është ngjitur edhe një herë shqiptaro-zvicerani Xherdan Shaqiri. Numri 23 vazhdon të impresionojë me performancat e tij Jurgen Klopp, edhe pse është e vështirë të përballosh konkurencn e Mane e Salah.

Shaqiri është shndërruar në një beniamin të tifozerisë dhe një episod kurioz tregon shumë për mënyrën si e vlerësojnë tifozët e klubit të Merseyside futbollistin e Zvicrës. Kamerat në stadium kanë inkuadruar një moment mjaft emocional. kur mesfushori nga Gjilani shënoi golin kundër Qymyrxhinjve. Një tifoz i Liverpoolit në karrige me rrota, ka festuar si i ”çmendur” golin e Shaqirit, imazhe që bënë xhiron e rrjetit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *