• |
ide | kryesore

Soni Malaj: Disa vende më kërkuan t’i përfaqësoja në Eurovision, por u tregova idealiste

Paparazzi, Slider



Këngëtarja Soni Malaj u diskutua si një prej pretendenteve për çmimin e parë në “Festivalin e Këngës”. Artistes duket se i ka mbetur peng fakti që nuk u shpall fituese në festival. Çmimi i parë do t’i jepte asaj të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. Poshtë fotos së postuar sot prej këngëtares, ku ajo shfaqet me veshjen që përdori në festival, Soni i përgjigjet një komentueseje, duke i treguar se kishte marrë oferta nga disa vende për t’i pëfaqësuar në Eurovision.

Më tej këngëtarja ka shkruar se është treguar tepër idealiste me dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë, por në fakt duhet të jetë më realiste.

Ndihet një lloj keqardhje në këto fjalë të këngëtares për faktin që nuk iu dha mundësia të garonte për Shqipërinë në skenën më të njohur europiane të muzikës.

“Juela zemer,faleminderit shume per mesazhin.Keqardhja e vetme shkon per bashkepunetoret e mi,te cilet insistuan fort,qe une te pranoja ofertat e vendeve te tjera shume te rendesishme,per t’i perfaqesuar ne Eurosong,te cilet kerkonin nje artiste qe di te perballoje sh mire skenen ne kendim dhe performance skenike.Une nuk i pranova,se kam nje te keqe, jam idealiste per vendin tim,por mendoj qe duhet te jem me shume realiste”, shkruan Soni.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *