• |
ide | kryesore

Video/ Gjimshiti nuk i mjafton Juventus, e shpëton Ronaldo

Sport, Video



Të futesh në fushë pa Cristiano Ronaldo nuk është ide e mirë, edhe kur je Juventus. Portugezi edhe njëherë është njeriu deciziv i bardhezinjve, edhe pse për herë të parë që kur ka mbërritur në Torino, e nisi ndeshjen nga pankina. CR7 u fut në fushë me kampionët në disavantazh 2-1 në Bergamo dhe gjeti barazimin që i lejoi të paktën Allegri të ruajë pathyeshmërinë në kampionat.

Nuk mjaftoi ndihma e mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë Berat Gjimshiti për bardhezinjtë, që avantazhin e shpejtë e sfumuan duke lejuar dy herë Duvan Zapata të shënontë në portën e tyre. Juventus barazoi me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Bentancur e madje në fund shënon edhe një gol tjetër, që me të drejtë u anullua nga arbitri për pozicion jashtë loje të Bonucci.

Lazio fitoi 2-0 në Bolonja, duke u shkputur nga Milan në luftë për zonën Champions. Luiz Felipe e Lulic, rrezikojnë pankinën e Filippo Inzaghi të mundur nga i vëllai Simone. Për Milan objektivi largohet, i kaluar tani edhe nga Samp, që mund 2-0 Chievo falë të zakonshmit Quagliarella (gol me takë një ditë pas rinovimit të kontratës deri në 2020). Pas dy sukseseve rrëzohet Fiorentina, mundur 1-0 nga Parma (Inglese). I njëjti rezultat për Cagliari, që mjaftohet me golin e Farias për të superuar Genoa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *