• |
ide | kryesore

Video/ Inter i bën favor Juventus: Lautaro Martinez ndëshkon Napolin me 9 lojtarë

F1, Sport, Video



Napoli kishte mundësinë më të mirë ti afrohej Juventus në krye të klasifikimit, por llogaritë në San Siro nuk dolën sipas atyre që kishte bërë Carlo Ancelotti. Në një ndeshje taktike vendosi Lautaro Martinez që ktheu sërisht zonë-Inter me golin e shënuar në minutat shtesë, pikërisht në të 91′. Një e majtë e argjentinasit fundosi shpresat e napoletanëve për të ngushtuar diferencën me kreun dhe i dha një asist Juventus të shkëputet madje +9, pavarësisht barazimit në Bergamo me Atalantën.

Në ndeshjen e fundit të javës së 18 të Serie A, Inter arrin të mundë 1-0 Napoli duke u afruar tashmë në -5 nga vendi i dytë. Deciziv goli i Lautaro Martinez, por edhe kartoni i kuq i Koulibaly në minutën e 80′ për duartrokitjet e bëra në drejtim të Mazzoleni. Senegalezi, më i miri në fushë, kishte shpëtuar ndërkohë në pjesën e parë një gol të sigurtë në goditjen e Icardit, duke e larguar topin në linjë. Në kohë shtesë larton i kuq edhe për Insigne, duke e kthyer tashmë problematike ndeshjen e parë të 2019 për Ancelotti.

STATISTIKAT
• Inter nuk ka pësuar asnjë gol në tre përplasjet e fundit me Napoli në Serie A.
• Inter nuk shënonte kundër Napoli që nga prilli 2016: ishin katër ndeshje të Serie A pa gol që atëherë (496 minuta).
• Inter nuk ka pësuar gol në të gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A: ecuria më e mirë që nga 2010 për zikaltrit.
• Lautaro Martinez ka shënuar me goditjen e parë në portë në këtë ndeshje.
• 12 gola për Inter në 15 minutat e fundit të lojës, asnjë skuadër nuk ka bërë më mirë në këtë kampionat.
• Napoli nuk humbiste në kampionat që nga shtatori kundër Juventus, që atëherë kishin tetë fitore e dy barazime.
• Napoli ka pësuar tetë goditje në portë në pjesën e parë me Inter, vetëm kundër Juventus (nëntë) ka lejuar më shumë në këtë kampionat.
• Pankina numër 450 në Serie A për trajneri aktual të Napoli Carlo Ancelotti.
• Kartoni i kuq i tretë për mbrojtësin e Napoli Kalidou Koulibaly në Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *