• |
ide | kryesore

Video/ Super Hazard fut Chelsea në zonën Champions

Sport, Video



Të ndjekësh këtë Liverpool bëhet e vështirë për këdo, por Chelsea nuk do të heqë dorë të paktën nga zona Champions, duke përfituar edhe nga bllokimi i Arsenal. Në transfertën e Watford londinezët e Sarrit nuk e kanë patur fare të thjeshtë, duke qenë se vendasit kanë luajtur në bllok, duke lënë pak hapësira. Ai që prishi ekuilibrat ishte Eden Hazard, autor i një tjetër ndeshje monumentale. Mesfushori belg fillimisht hapi serinë e golave, me një depërtim të vrullshëm në zonë, të finalizuar me finesën karakteristike të tij, ndërsa në fund vendosi ndeshjen.

Duhej në fakt një tjetër lëvizje decizive e numrit 10, sepse Watford nuk humbi kohë të futej në lojë me barazimin e Roberto Pereyra, ende pa u shuar jehona e ekzaltimit të Bluve për golin e shënuar vetëm pak sekonda më parë.

E megjithatë mendon Hazard që shëndërron në gol një penallti të minutës së 58, duke e ngjitur Chelsea në kuotën e 40 pikëvë, në vendin e katërt. Në Boxing Day ndoshta Tottenham e City nuk duken shumë larg, respektivisht 45 dhe 44 pikë, por për të parë të Kuqtë e Klopp bëhet shumë e vështirë në distancën e 11 pikëve diferencë.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/zrqhRGc2LhuUgsl1vMzl_26_746d0757d043677acd990ae5e41026ea_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *