• |
ide | kryesore

Zgjedhje të brendshme në Partinë Demokratike në janar

Lajme, Të fundit

Në fillim të këtij viti, në Partinë Demokratike do të bëhen zgjedhje për emrat e rinj në funksionet e larta të kësaj partie. Sipas burimeve të gazetës “Panorama”, kreu i PD-së, do të kërkojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar në janar për të zgjedhur drejtuesit në funksionet më të larta në PD.


Të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së do të zgjedhin me parimin një anëtar një votë, dy nënkryetarët e partisë, sekretarin e përgjithshëm, sekretarin organizativ, sekretarin për Burimet Njerëzore, sekretarin për Çështjet Zgjedhore, sekretarin për Aksionin Qytetar dhe sekretarin për Ekonominë.


Për secilin nga këto poste pritet që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të propozojë dy kandidatura të cilët do të votohen nga anëtarët e rinj të Këshillit të ri Kombëtar, deputetët dhe çdo anëtar i përhershëm në këtë strukturë të PD-së.

Për secilin post, në selinë blu qarkullojnë disa emra të cilët nuk do të jenë zyrtarë deri në ditën kur do të mblidhet Këshilli Kombëtar.

Në mbledhjen e tij të parë, Këshilli Kombëtar i PD do të zgjedhë edhe kryetarin e ri të saj, i cili do të ketë mandat 4-vjeçar.

Kryetari i Këshillit Kombëtar do të koordinojë marrëdhënien mes anëtarëve të Këshillit dhe aksionit të Grupit Parlamentar të PD-së. Gjithashtu, anëtarët e Këshillit do të zgjedhin mes kandidaturave të propozuara, emrat e rinj të lidershipit të PD-së. Pas zgjedhjes së funksionarëve të rinj, Basha do të nisë punën për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Basha ka premtuar se kandidatët për zgjedhjet vendore nuk do të jenë atribut i tij, por i anëtarësisë së PD-së, e cila do të ketë të gjithë të drejtën të propozojë dhe të zgjedhë kandidatët për kryetarë bashkie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu