• |
ide | kryesore

Dossier/ Futbolli që vret: nga 1963 një vije e gjatë gjaku në Itali

Sport



Numrat të fusin frikën: 24 të vdekur në 55 anni. I pari në 1963, i fundit në ditën tragjike të Shën Stefanit në San Siro. Lista e viktimave të dhunës në stadiume regjistronte si episode të fundit atë të 25 qershorit 2014, kur Ciro Esposito, 31 vjecari tifoz i Napoli, humbi jetën pas 50 ditësh vuajtje si pasojë e një goditje me armë zjarri në ndeshjen finale të Kupës së Italisë Napoli-Fiorentina më 3 maj.

JETËT E PARA TË HUMBURA PËR FUTBOLLIN


Ishte 28 prill 1963, luhej në stadiumin Vestuti ndeshja Salernitana-Potenza, decizive për promocionin në Serie B. Tifozët pushtuan fushën për mos akordimin e një penalltie për vendasit. Një polic godet në ajër me armë: plumbi qëllon tifozin Giuseppe Plaitano 48 vjec, i martuar me katër fëmijë, një prej të cilëve ishte me të në stadium. Më herët raportohet edhe një incident me pasojë vdekjen në 1920: Augusto Morganti, që bënte punën si asistent, u godit nga një plumb i një karabinieri.

VITET MË TË VËSHTIRA: ’80 E ’90

Periudha më e tmerrshme është ajo e viteve ’80 e ’90. Në 28 tetor 1979 humbi jetën Vincenzo Paparelli, tifozi lazial i goditur nga fishekzjarr i hedhur nga një 18 vjecar në Curva Sud. Në 84 ishte fati i keq i Stefano Furlan, për trauma të rënda cerebrale, të pësuara gjatë përplasjes me policinë. Në të njëjtin vit, milanisti Marco Fonghessi përpara Milan-Cremonese, u ngatërrua për tifoz kundërshtar dhe u godit me thikë nga një ultras kuqezi.

Në 1988m në përfundim të Ascoli-Inter humbi jetën Nazzareno Filippini, 32 vjec, tifoz bardhezi. Një vit më pas, pak para Milan-Roma një grup ultràsish kuqezi sulmoi katër tifozë verdhekuq: një prej tyre vdes: Antonio De Falchi 18 vjec. Pastaj Celestino Colombi, i përfshirë në 1993 në një përplasje me policinë, ndërsa Salvatore Moschella, i sulmuar në ’94 nga tifozë të Messinas, u hodh nga treni në ecje e sipër për të shpëtuar.

Në 29 janar 1995 Vincenzo Spagnolo u godit me thikë përpara Genoa-Milan nga Simone Barbaglia, që u dënua më pas 15 vjet burg. Në ’98 në infarkt gjatë përpleshjeve më policinë ishte fatale për Fabio Di Maio, tifoz i Treviso. Impresionuese drama e 24 majit 1999, qkur humbën jetën katër tifozë të Salernitana, që ktheheshin nga transferta e Piacenzës. Vagoni në të cilin udhëtonin mori flakë nga pakujdesia e vetë tifozëve granata.

VIKTIMAT E FUNDIT

Në shekullin e ri, në 17 qershor 2001, tifozi i Messina Antonino Currò, 24 vjec, u qëllua nga një bombë artizanale hedhur nga tifozët e Catania. Humbi jetën duke rënë në humnerë gjatë përleshjeve me policinë e tifozët kundërshtarë Sergio Ercolano, napoletan.

Në 2 shkurt 2007 inspektori i policisë Filippo Raciti humbi jetën në përleshjet në përfundim të ndeshjes Messina-Catania. Në të njëjtin vit, në 11 nëntor, tifozi i Lazios, 28 vjecari Gabriele Sandri, u qëllua aksidentalisht nga një plumb i qëlluar nga agjenti Spaccarotella, që tentoi të ndalonte një sherr mes lazialëve e juventinëve.

Në 30 mars 2008 Matteo Bagnaresi, 28 vjec, tifoz i Parma, u përplas nga një autobus me tifozë juventinë në zonën Crocetta mes Asti e Alessandria. Për të arritur në rastin tragjik përpara ngjarjeve të San Siro: Ciro Esposito, i plagosur nga një pistoletë përpara finales së Kupës së Italisë mes Napoli e Fiorentina. Ai që qëlloi Lorenzo De Santis, u dënua me 16 vjet burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *