• |
ide | kryesore

E motra e Icardi sulmon Wanda Nara: “Për të rëndësi kanë vetëm paratë”

Sport



Mauro Icardi nuk mund të jetë i qetë në këtë fund viti. Motra e tij është vënë kundër gruas së argjentinasit Wanda Nara dhe e gjithë beteja po zhvillohet në rrjetet sociale. Ivana Icardi vetëm një ditë më parë ka kujtuar se sa i trishtë është fakti që Mauro nuk ka më raporte me familjen e tij, prindërit dhe atë vetë. “Nga ana tjetër, – ka shkruar ajo – “më thuaj me kë rri të të them se cili je”. i qartë aludimi për Wanda Nara. Gruaja e agjentja e Mauros është mjaftuar me një postim në Instagram: “Cfarë është heshtja? Një përgjigje inteligjente”. Postim që më pas e fshiu.

E atyre që vlerësonin se faji ishte në radhë të parë i vëllait të saj Mauro, i është përgjigjur kështu: “E di, por kur e di se kush është motivi (e vetmja gjë që i interesojnë kësaj gruaje janë paratë) kupton se edhe pse dikush ka përgjegjësi, është tjetri që i ka bërë lavazh truri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *