• |
ide | kryesore

Gazetarët ngrihen kundër Edi Ramës/ Ndal kontrollit mbi mediat

Kryesore, Lajme



BIRN Albania, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, AIS/Open Data Albania, Civil Rights Defenders dhe Këshilli Shqiptar i Medias kanë reaguar njëzëri nëpërmjet një deklarate kundër dy projektligjeve që synojnë, sipas tyre, krijimin e një regjimi kontrolli qeveritar mbi mediat.

Dy projekligjet, të propozuara prej Këshillit të Ministrave e të shpërndara nga AMA në datën 11 dhjetor për median online, përfshijnë si gjoba deri në 1 milion lekë të reja për portalet, por edhe mbylljen e tyre për një vit.

Sipas organizatave të mësipërme, këto projektligje janë tentativa e katërt për të vendosur një regjim kontrolli qeveritar mbi mediat në më pak se katër vite.

“Projektligjet janë prezantuar për konsultim publik, pa u shoqëruar me një relacion shpjegues mbi nevojën apo jo për ligje të tilla, pa studime të mirëfillta për gjendjen aktuale, pa identifikuar probleme të mundshme dhe pa arsyetuar nevojën e ndërhyrjes dhe masën e saj.” – thuhet në deklaratë.

Organizatat e sipërpërmendura e shohin këtë veprim të qeverisë Rama si një tentativë  për të vënë nën kontroll të plotë informacionin.

“Parë kjo në kuadër të gjendjes aktuale të medias në Shqipëri, me dominimin e “lajmeve” false që shpërndahen nga zyrat e shtypit dhe që prezantohen si informacione të pavarura në median konvencionale, kryesisht televizione, synimi i projektligjeve duket se është vendosja nën kontroll të plotë të informacionit në duart e qeverisë.” – shkruhet në deklaratë.

Organizatat i japin rëndësi edhe partitizimit të institucioneve. Edhe në rast të miratimit të këtyre projektligjeve, vetë institucionet shtetërore nuk japin garanci për mbiqkyrje të pavarur dhe profesionale të mediave online, për vetë faktin se janë të partitizuara.

Organizatat kujtojnë edhe përkeqësimin e vazhdueshëm të lirisë së medias në Shqipëri.

“Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri sakaq është e keqe dhe në përkeqësim të vazhdueshëm. Treguesi i lirisë së medias sipas vlerësimit të Freedom House ka rënë nga 3.75 pikë në vitin 2009 në 4.25 pikë më 2016 dhe aktualisht gjendet shumë pranë nivelit të lirisë së medias në vendet me regjime totalitare, siç janë ato të vendeve ish-sovjetike.

Shkaku i përkeqësimit të lirisë së medias nuk është tepria e lirisë, por mungesa e saj.” – shkruhet në deklaratë.

Në një reagim të datës 20 dhjetor, Këshilli Shqiptar i Medias vuri në dukje edhe një aspekt tjetër të një skenari kur dy projektligjet: “DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR” dhe “DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008 “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR”, mund të votohen në Kuvend.

“Shqetësues është dhe fakti që projektligji për AMA-n i jep të drejtë Këshillit të Ankesave të AMA-s që të mbyllë në një kohë rekord çdo portal të regjistruar në AKEP deri dhe për një vit, madje, të bllokojë përjetësisht aksesin në çdo ëebsite të regjistruar jashtë vendit, qoftë ky portal dhe NY Times apo CNN.com. Kjo qasje dëmton një nga themelet bazë të lirisë të individit në Shqipëri.” – njoftoi Këshilli Shqiptar i Medias.

©LAPSI.AL  



14 Comments

  1. kazanet dolen nga xhumi letarghik ne qenefin negjmije vetem pasi qelbesiren rama e kritikoj osbe,gazetaret botror etj.sot ne mbremje rama fton gazetaret ti lepijn bythen ne ambasaden amerikane (KINEZOSERBE).

  2. Do te isha dakord me ligjin antishpifje dhe me denimin e mediave dhe te portaleve onine, nese do te behej nje ligj edhe per denimin e politikaneve per premtimet e pambajtura. Biles ky ligj do duhej te kishte fuqi prapavepruese dhe denimi te ishte se paku nje vit burg per cdo premtim te pambajtur. Apo politikanet kane te drejte te genjejne me qindra mijra njerez sa here qe t’u teket.

  3. Ai,Ajo,Ata,Ato,natyrisht edhe UNE,duhet te isistojme ne vendosjen e ligjit per:Premtimet e pa mbajtura te qeveritareve,permashtrimet e tyre,per ligjet qe bejne per te nxjerre nga loja ligje,qe existojne,por nuk i leverdisin qeverise,e tje.

  4. Do ti ndaloje me ligj -psiko-skizofreni-qe te triumfoje -ERTV-ja e njeriut me kartele dhe te na tregoje per arritjet e -shkerdhyera-te qeverise .

  5. Ah sikur t ja afronit gojen ke bytha e pa lar e psiko aktivit ju gazetaret dhe ne populli do kishim qesh pa fund?sepse vet i keni fajet?

  6. Ky mbase kur shkon te fleje ne darke fillon mendon ” sa i papare qe jam, sa shume gjera kam bere, jam artist, sportist, arkitekt, urbanist ” ….ta dine bota se nga cfare lloje semundje vuan ky dhe fisi i tij, dhe nuk e kam fjalen per semundjen tek kartela, jo jo ky vuan nga virusi “medoliperckladukepjerdh” dhe “rroftmediokritetiseunenukngopem”

  7. Do të desha të dija nga ndonjë ekspert juridik se a ka në ndonjë vend të botës ndonjë ligj që cilido lider shtetëror, president, kryeministër, kryetar parlamenti apo ministër, para se të marë postin, duhet të paraqesë publikisht kartelën e tij mjeksore, apo ti nënshtrohet një testi për mvartësinë nga drogat ?
    A ka ndonjë parlament në botën demokratike që të mblidhet e të miratojë një ligj me të cilin duhet të prishet Teatri Kombëtar i një sheti ?

  8. Pse keni kaq frike ju shoqata gazekaresh,e keni vete ne dore mos genjeni mos shpifni mos trilloni mos u lepini dhe ju nuk do jeni subjekt I ketij ligji,ne te kundren ju jeni pergjegjes per ate qe shkruani.ju doni saliun qe tju kercenoje tju perdhunoje tju fuse ne burg dhe tju vrase ate qe beri me ju ne 13 vjet pushtet dhe ju benit ate qe donte Ai,por koha e Korbit sali mbaroi.jeni te lire te shkruani me vertetesi per gjithcka.

    1. Ishte “Saliu” ai që duke ardhë si lider i një partie opozitare me PPSH, solli lirinë e mendimit ndryshe e të pluralizmit politik. Nga dy gazeta e një televizion publik që kishte në kohën e Enver Hoxhës, sot ke me qindra të tilla në Shqipëri, e më thuaj ore kërriç i pa emër, se kë gazetar ka vrarë apo burgosur “Saliu”.
      Është Rama ai që po kërkon të çensurojë, gjobisë apo burgosë gazetarët sot e në mos nuk ka mundur që ti burgosë , është “Saliu” që ja ka ndaluar me ligj që ta bëjë këtë.
      Protestat e studentëve që e tmeruan Ramën, nuk erdhën nga mediat tradicionale që ai i quan kazanë, pasi në fakt pjesa më e madhe e tyre kanë si pronarë oligarkët e ndërtimit që janë të lidhur me te.
      Ai kërkon që të shkatërojë rrjetet sociale në internet, sepse studentët nëpërmjet kësaj medie të sinqertë të tyre, u organizuan që të bëjnë protestën që e rrezoi qeverinë Rama.

  9. Si kar qe je pyete saliun cilin ka vrare djegur kercenuar ai pastaj dil komento per lirine e medias ne kohen e Korbit sali,ky korb eshte I vetmi politikan I mbetur gjalle nga dhjete politikanet e shpallur Armik I medias se lire,pyete saliun ti kari qe di vetem ta mbrosh kete lavire politike pjedhe e Ramizit,ashtu si ti pjedhe neokomuniste,dhe ne fund ne darke shko te saliu mer shishen me vete se saliu do beje shurren,kerrici i pd

  10. O hajdut xhepash me dy klasë fillore që duke vjedhur ndonjë IPhone, kujton se mund të “pjedhësh” komente..
    Nuk ke faj ti mori i gjorë se kaq e ke kapacitetin e trurit, po fajin e ka Edi Rama që flet si puna jotë po me ate gjuhë banale prej rrugaçi.
    Fajin e kanë gjithashtu edhe organizatat e mediave shqiptare, që nuk e bojkotojnë Ramën po e intervistojnë apo nuk dalin edhe ata qoftë duke bërë një ditë grevë të përgjithëshme , duke mos dalë asnjë gazetë apo duke mbyllur çdo televizion në shenjë proteste kundër arrogancës e gjuhës harbute që përdor ai ndaj gjithë mediave e ndaj cilitdo që mendon ndryshe nga ai..

  11. Pyete saliun o salisti vogel ne pushtetin e tij,ty me cfare shkruan do te gjenin te liqeni te ngordhur,skifterat e saliut kete pune benin,ai me kercenime mbajti per 20 vjet drejtesine jo me mediat,mos u mundo te besh krahasime,saliu eshte I vetmi ne llojin e vet,nuk do kete te dyte,harroje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *