• |
ide | kryesore

Ish-fituesi i Champions kthehet në fushë 37 vjec, aty ku e nisi…

Sport



Ndonjëherë rikthehen. Nostalgjia të bën ta presësh rikthimin e tyre me entuziazëm, edhe pse ajo që bëjnë me topin, me kalimin e viteve, nuk mund të jetë e njëjta. Në moshën 37 vjecare e një vit nga shfaqja e tij e fundit në një fushë futbolli me fanellën e Avai, ish-kampioni i Brazilit, që shpesh është konsideruar si një nga mbrojtësit e djathtë me të mirë të historisë, Maicon Sisenando është kthyer të luajë futboll përsëri.

Mbrojtësi i krahut i Selecaos, ish-Inter e Roma, ka firmosur një kontratë një vjecare deri në dhjetor 2019 me Criciuma, skuadër që aktualisht ndodhet në Serie B braziliane e që e kishte lancuar në fillimet e tij (1998-1999) përpara trasnferimit tek Cruzeiro. Debutimi zyrtar është fiksuar në 17 janar kundër Figueirense.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *