• |
ide | kryesore

“Krenar që jam i zi dhe napoletan”: Koulibaly i përgjigjet kështu racizmit në San Siro

Sport



Një gol i Lautaro Martinez në finale ka vendosur Inter-Napoli, por pas ndeshjes më të rëndësishme të ditës së Shën Stefanit, më shumë se për golin e argjentinasit, është folur për kartonin e kuq të Koulibaly, ndëshkuar nga Mazzoleni 10′ minuta nga fundi i ndeshjes për shumë kartonësh të verdhë, pas një duartrokitje ironike, që gjyqtari e mendoi se i drejtohej atij, por që sipas Napolit ishte e dedikuar për publikun e San Siros, që po fërshëllente mbrojtësin senegalez.

Disa minuta pas fundit të ndeshjes vetë Koulibaly ka dashur të bëjë publik opinionin e tij me një postim në Instagram: “Më vjen keq për humbjen dhe që i lashë vetëm vëllezrit e mi! – ka shkruar – por jam krenar për ngjyrën e lëkurës sime. Se jam francez, senegalez, napoletan: burrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *