• |
ide | kryesore

Meta për protesten e diasporës: Të vijnë në oborrin e Presidencës

Lajme, Të fundit



Duke komentuar refuzimin nga policia të kërkesës së diasporës për të protestuar të premten në Tiranë, Presidenti Meta ftoi emigrantët të protestojnë brenda oborrit të Presidencës.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave nga Korça, Ilir Meta u shpreh se shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë.

“Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj që një gjë e tille te këtë ndodhur por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantet të protestojnë brenda oborrit të Presidencës” – deklaroi Presidenti.

Policia refuzoi një ditë më parë kërkesën për leje të emigrantëve shqiptarë që të protestojnë ditën e premte më 28 dhjetor në Tiranë.



2 Comments

  1. Ka te drejte kur thote qe diaspora te shkoje te protestoje tek presidenca per parate qe ka vjedhur Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *