• |
ide | kryesore

Rama: Vitin e ardhshëm do të ketë rritje të rrogave të mjekëve dhe infermierëve

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama deklaron se do të ketë rritje të rrogave për infermierët dhe mjekët gjatë vitit të ardhshëm.

Rama është shprehur se rritja do të jetë e ndjeshme, por sërish larg asaj që do të duhet të jetë.

 “Pagat e mjekëve dhe infermierëve, janë larg së qeni ashtu siç duhet të jenë, por janë larg me atë çfarë ka qenë, por janë shumë larg me ca ishin. Vitin e ardhshëm do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve”, u shpreh Rama.

Kryeministri foli gjithashtu dhe për shpërblimin që do t’i jepet studentëve ekselentë, si dhe për paratë që do të jepen për foshnjet që do të vinë në jetë.

“Do të paguajmë dhe 1.200 dollarë për të gjithë studentët ekselentë. Ne do ta bëjmë këtë dhe do i mirëpresim në sistem. Dhe ta në fund do zgjedhin Shqipërinë apo botën sipas dëshirës së tyre. Por krahas bursës për ekselentët do japim bursën për ata që vijnë në jetë, për bebet. Duke u uruar çifteve të reja të shtyjnë fort përpara, ju uroj suksese në urgjencën e re kombëtare”, u shpreh ai.

Kryeministri bëri dhe një apel ndaj mjekëve të rinj që të mos largohen prej vendit, pasi do të paguhen njëlloj si në Gjermani nëse do zgjedhin të punojnë në zona jashtë zonave të tyre të banimit.

 “Për të gjithë ata që do kontribuojnë në ato zona që janë jashtë zonave të tyre të banimit, do marrin aq sa do merrnin nëse do ta fillonin punën në Gjermani”.



11 Comments

  1. “Jane edhe shume me larg per ate cfare do te duhet te kishin qene dhe sidonos teper me larg sesa cfare do te kishn pasur mundesine te kishin pasur qene…..”
    Ky psikopat 24-karatesh po ben ate qe thonte Napoleoni per diktatoret:
    “Nese do sukses dhe karriere ne politike, premto gjithcka dhe mos realizo asgje – do te te duan me shume!”

  2. Mjeksi ne Shqiperi ka pasur vetem nje here! Ne periudhen qe mbasi u shkaterrua sistemi socialist i mjeksise u vendos ai i mbreterise Sali Berishes.
    Prandaj maloke shpelare dhe katundare, te gjithe ku jeni!
    Ne fusha apo male
    Ne fshatra apo qytete
    Ne pronat tuaja apo ne toka te xanuna
    Ne mihane apo kafene
    Studente apo biznesmene
    Rrembeni armet te dalim ne revolucion per te rikthyer perseri regjimin e Saliut dhe bashke me te edhe trajtimin mjeksor aq kualitativ dhe human qe Doktori ka per zemer.
    Liri-Shpellari, Liri- Malokeri, Liri-Katunari.
    LIRI-DEMOKRACI, URRRAAAAAAAAAAA, URRRAAAAAAAAA, URRRAAAAAAAAA………………..

    1. Më mirë malok se parrazit e qelbësirë që paguhesh për të hangër mut për të mbrojtur rilindjen e Ndokës, Frokut, Roshit, Doshit, Saje Qorrit, Fatmir Xhafës, Edvin drogës e PPP.

  3. Zoti kryeminister,harrove t’u thuash shqiptareve,se mbas pese viteve,do tua rritesh rrogat te gjithe te punesuarve tek privati,me 50%,ndersa te punesuarve ne ERTV,do jua rrirtesh 200% pagat dhe honoraret qe marrin deri me sot.Harrova te shto se keni vendose me VKM,qe edhe komentuesve qe keni mobilizuar ,do jua rritni shperblimet me 100%.Marshallah ,inshallah,e hamdyrylah-

  4. O kryemashtrues,ne Gjermani mjeku specialist ne nje spital province me 100 mije banore,sapo fillon pune merr minimumi 5000-6000 euro neto si rroge baze(pasi i zbriten taksat),plus merr bonuse shtese per oraret e zgjatura dhe punet extra qe ben.Ti i jep mjekut specialist ne QSUT,qe eshte spitali universitar me i mire i vendit dhe perballet me rastet me te veshtira nga e gjithe Shqiperia,vetem 400-450 euro ne muaj.Pasi gjithe te shkolluarit kane ikur dhe po ikin nga Shqiperia prej qeverisjes tende monstruoze,te ka ngelur vetem propaganda per ti bere lavazh total truri mjeraneve qe shpresuan tek ti.Duket se ke mesuar nga Hitleri qe thoshte se nese perserit shpesh nje genjeshter te madhe,njerezit do e besojne se eshte e vertete.

  5. Nje pyetje per nje te paemer, qe reciton vazhdimisht po me te njejten note. Duke qe eshte kodosh i rilindjes, por me qe ka bere tere ato pyetje me qellim per te ofenduar e percare opinionistet, e qytetaret, nje pyetje,,,poti kodosh jo njerezor, kush je, ku rri, nga ke ardhe, . Asnje nga keto pyetje nuk e din sepse eshte kopil i kuq ferrash, deri ketu arrin i ziu.

  6. Jete te gjate sulltan Edit qe para zgjedhjeve do te na i rrite rrogat, ne mjekeve sa per te blere 3-4 kg mish dhe infermjereve sa per 2-3 kg djathe me shume! Po jo vetem kaq, ju mjeke te rinj shkoni me vrap te punoni kardiologe,kirurge,gjinekologe ne Puke,Erseke,Skrapar dhe Burrel se i merrni rehat cdo muaj nga 2500 euro pa lodhur fare! Mjafton qe ata pese njerez qe kane mbetur atje ti japin voten sulltanit i cili jua solli doktorin ne fshat si ne kohen e xhaxhit, sepse atje as intervente,as operacione dhe as lindje nuk do mund te behen. Merrni ato 2500 eurot qyl,mbushni nga nje rekomandim me firma e vula per ne QSUT per cdo urgjence qe ju vjen,hipini ne ambulance karrocat e rretheve dhe bjerini ne Tirane qe ti operojne dhe sherojne koleget tuaj me eksperience por budallenj, te cilet marrin plot 500 mije lek te vjetra ne muaj,se helbete,nuk lodhen shume pasi punojne afer shtepise!

  7. Nje kryeminister si Edi Rama Shqiperia dhe bota as e kane pasur dhe as nuk do ta kene ndonjehere.Dhe a e dini perse?
    Sepse nuk ka ndodhur kurre ndonjehere me pare ne nje demokraci qe kur kryeministri te urrehet masivisht nga shumica e popullit,ne vend qe populli ta detyroje te ike nga pushteti,eshte qeveria qe i jep popullit arratine jashte vendit,ne mase.
    Keshtu edhe puna e mjekeve. Ne Kosoven qe ka vetem 10 vjet shtet dhe me buxhet sa gjysma e Shqiperise,mjeket te cilet marrin rreth 800 euro ne muaj dhe nga 100-120 euro per cdo sherbim 24 oresh do hidhen keto dite prape ne greve sepse pagat e tyre jane teper te uleta krahasuar me punen qe bejne.Ne Shqiperi mjeket qe marrin vetem 500-600 mije lek rroge dhe per tu perballur me urgjencat mes jetes dhe vdekjes ne sherbime 24 oreshe marrin vetem 40-50 mije leke kane zgjedhur te mesojne gjermanishten e te ikin ku te munden e nga te munden,e jo te organizohen e ti tundin dhembet ketij psikopati harbut dhe mafioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *