• |
ide | kryesore

Vëllai shkruan mesazh të ndjerë për motrën e vrarë dje në Tiranë

Lajme, Të fundit



Vëllai i vogël i 17-vjeçares të vrarë dje në Laprakë, i ka kushtuar të motrës disa fjalë të ndjera, pas largimit të saj nga jeta.

“Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë. Mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani m’le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalëngadalë. Ishe botë me vete për mua dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë. U prehsh në paqe dashuria ime, motra ime. Të dua pafundësisht. R.I.P”, shkruan ai për 17-vjeçaren Briselda Gjikolaj.

Briselda Gjikolaj ndodhej në makinë me të dashurin e saj, 23 vjeçarin Erion Benga, në momentin që u qëllua për vdekje. Benga mbeti i plagosur prej goditjes me pistoletë, ndërsa e dashura e tij, Briselda nuk mundi të mbijetonte. Ajo ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Policia dyshon se autor i kësaj ngjarje është një 19 vjeçar, i cili ka qenë disa momente para vrasjes në të njëjtin lokal me çiftin, ku ka patur dhe një konflikt me Bengën, pasi autori i krimit ka ngacmuar 17 vjeçaren.

 



2 Comments

  1. Te gjithe raportojne pa asnje koment apo shqetesim se si nje 17 vjecare, pra nje minorene, kish te dashur nje te rritur. Fatkqesia , qe eshte shume e madhe, mbase nuk do te kishte ndodhur nese familja, shoqeria dhe LIGJI do te kryente detyren e duhur. Shqiptare eshte e kunderligjshme dhe denohet shume rende me burg ( ne SHBA quhet statutory rape, edhe kur nje minorene lidhet me deshire me nje te rritur. Ajo duhet te jete te pakten 18 vjece per te vendosur lirisht se me ke do te kete maredhenie intime), por sic duket ne Shqiperi nuk i ben pershtypje askujt, prandaj ndodhin edhe tragjedi te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *