• |
ide | kryesore

Video/ Tragjedi në San Siro: vdes një tifoz i Inter, i shtypur nga një furgon me tifozë të Napolit

Sport, Video



Tragjedi në San Siro përpara Inter-Napoli: ka humbur jetën, për shkak të plagëve të rënda, tifozi interist që është përplasur nga një furgon me tifozë napoletanë. Pa vlerë ndihma e dhënë në Spitalin San Carlo dhe ndërhyrja kirighike me urgjencë për 35 vjecarin. Nga ndërtimi I parë i fakteve, ngjarja ka ndodhur në përfundim të përplasjeve mes tifozerive në rrugën Sant’Elena rreth orës 19:30.

Një furgon me tifozë të Napoli ka mbetur i bllokuar nga sulmi i tifozëve zikaltër me shkopinj dhe zinxhirë. Personat në makinë kanë zbritur dhe ka nisur përleshja. Një tifoz i Napoli është goditur me thikë lehtë ndërsa të tjerë kanë pësuar trauma. Tifozi zikaltër është përplasur nga furgoni që po largohej nga zona e sherrit. Gjendja e personit ka qenë menjëherë e vështirë dhe është shtruar në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike, që nuk arriti ti shpëtonte jetën.

https://www.youtube.com/watch?v=nA2V2sp2TUE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *