• |
ide | kryesore

VIDEO/ Vrau policin në duke grabitur bankën, eliminohet nga policia (Kujdes! Imazhe të Rënda)

Lajme, Të fundit



Një krim shumë i rëndë ndodhi sot pasdite në Istog të Kosovës. Një person i armatosur që tentoi të grabiste filialin e një banke vrau një polic, por më pas u eliminua nga policia pas një shkëmbimi zjarri në qendër të qytetit. E gjithë ngjarja është xhiruar nga qytetarët. 


Polici i vrarë në detyrë është Izet Demaj, baba i 3 fëmijëve.  Ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. 42-vjeçari ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image result for Izet Demaj uck

Ministri kosovar i Mbrojtjes, Rustem Berisha, postoi një foto bashkë me të gjatë betejës së Koshares. 

Image result for Izet Demaj uck

Autoritetet kosovare njoftuan se grabitësi është Kamer Metaj. Ai kishte rreth 3 vjet që ishte kthyer nga Gjermania, ku kishte vuajtur një dënim prej 17 vitesh burg.

Grabitësin e Istogut e mallkojnë në Facebook

Dinamika e plotë e ngjarjes mbetet e paqartë, ndërsa policia e Kosovës është vënë në ndjekje të bashkëpunëtorëve të mundshëm të grabitjes së bankës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *