• |
ide | kryesore

Vrau ish-bashkëshorten gjyqtare, kërkohet burgim i përjetshëm

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin.

Kasemi vrau më 31 gusht të vitit 2017, ish-bashkëshorten, gjyqtaren Fildez Hafizi, e cila në atë moment sapo kishte dalë nga parukeria.

Fadil Kasemi, iu afrua viktimës duke e goditur me një plumb pas koke. Ai dhe gjyqtarja kishin dy fëmijë së bashku. Fëmijët mohojnë kategorikisht një takim me të atin.

Kasemi ka treguar se marrëdhënia e tij me ish-bashkëshorten ishte shumë e mirë deri në momentin që ajo fitoi të drejtën e studimeve në shkollën e magjistraturës. Sipas tij, motivi i vrasjes ka qenë mosmirënjohja e ish-gruas së tij dhe devijimi i sjelljes së saj në marrëdhënien bashkëshortore.

Pas vrasjes së gjyqtares, u zbuluan edhe disa skandale të drejtësisë. Kasemi kishte tentuar dhe në 2015-ën të vriste bashkëshorten, por qe ndaluar prej fëmijëve. Ai ishte dënuar nga Gjykata asokohe vetëm për arëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë, por jo për tentativë vrasje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *