• |
ide | kryesore

Ndryshimet në qeveri, shuplaka e dalë huq

1, Ide

Edi Rama sakrifikoi në mënyrë të pakuptimtë 8 nga 12 ministrat e kabinetit pa arritur të japë asnjë mesazh për publikun dhe sidomos për protestën studentore që ai e konsideroi si një shuplakë. Lëvizjet që ai vendosi ti shpallë këtë fund viti ishin kontradiktore, të amullta dhe pa sens.

Megjithëse në formë ato kanë pamjen e një shock-u që është i barazvlefshëm me rrëzimin e qeverisë (po të shtosh dhe ikjen e Xhafajt vetëm 3 nga ministrat e kabinetit të pas zgjedhjeve kanë mbëtur në detyrë), ato rrezikojnë mos përçojnë asnjë kumt drejt publikut.

Askush nuk mund të ketë vërejte për largimin e Lindita Nikollës, kundër të cilës dolën në rrugë me mijra studentë, por askush nuk mund të kuptojë gjithëashtu se si ministrja rrëzohet dhe ligji i arsimit të lartë, i përpunuar dhe vënë në zbatim prej saj, qëndron.

Mos vallë Rama ka ndryshuar mendim 180 gtradë, duke pretenduar tashmë se fajin nuk e ka më sistemi po njerëzit?

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Damian Gjiknurin emri i të cilit u përfshi në skandalin e 40 milonë eurove (për 2 km rrugë) tek Unaza e re. Ç’kuptim ka të bjerë Gjiknuri dhe projekti i vjedhjes të vazhdojë njësoj si më parë?

Askush nuk e di pse po largohet Ditmir Bushati kur marrëveshja ne Athinën e çuar drejt fundit konsiderohet nga Rama si sukses, apo kur ai është në të njëjtën linjë me partnerët e BE kunër idesë së shkëmbimit të kufinjve Kosovë-Serbi?

Askush nuk e kupton pse Arben Ahmetaj u bë kokë turku, kur sipas shefit të vet ekonomia është rritur, punësimet janë shtuar dhe fuqia blerëse është ngritur.

Në theb, këto ndryshime tregojnë përrallën tashmë të konsumuar të peshkut që qelbet nga bishti.

Sipas saj, Edi Rama është personazhi pozitiv i kësaj fabule ku ai gjithmonë gjendet i rrethuar nga njerëz të këqinj.

Në mandatin e parë mëkatarët ishin aleatët e tepsisë që duheshin larguar. Edhe atëhere qeverisja qe e shkëlqyer, por të vetmet njolla ia linin LSI dhe PDIU.

Më pas fajin e kishin drejtotët e hipotekave, të legalizimeve dhe të spitaleve që turbullonin ujin që rridhte i pastër nga maja.

Erdhi protesta e studentëve dhe faji tentoi të lihej tek rektorët e dekanët që shumë shpejt u evidentuan si servilët e kryeministrit.

Edhe me këto ndryshime, njësoj, Rama po tenton të përçohet mesazhi se fajtor është pothuaj gjithë kabineti, ndërkohë që lideri po e çon vendin drejt sukseseve të reja.

Vetëm kështu mund të shpjegohet fabula paradoksale e nje qeverisjeje të mirë, por me 8 ministra që ikin.

Këtë alibi askush nuk mund ta besojë.

Madje, ata studentë që dolën në rrugë dhe ende nuk kanë arritur as të ngrejnë buxhetin e arsimit,  as të ulin tarifën e masterave, as të kenë kartën e studentit dhe as të abrogojnë ligjin që i ka pjellë të gjitha problemet, kur të rikthehen në Tiranë kanë më shumë arsye të protestojnë se sa patën kur e nisën në fillim të dhjetorit.

Sepse të gjitha sa ndodhën që prej rrebelimit të tyre treguan se probkemi që kanë është një njeri i vetëm.

Nëse para për arsimin nuk gjenden sepse ato duhet të shkojnë tek oligarkët edhe pa praninë e Gjiknurit, nëse tarifat nuk ulen edhe dhuratat fiskale për të pasurit vazhdojnë edhe pa Ahmetajn, nëse në universitete gjithçka do të jetë si më arë edhe pa Nikollën, problemi inture është i drejtpërdrejtë me kryeministrin.

Këto ndryshimë tronditëse të qeverisë shërbyen së paku vetëm për një gjë. Për ti bërë të kuptojnë studentët dhe të gjitha shtresat e revoltuara, se mes tyre dhe Ramës nuk ka më asnjë digë, se nëse flasim për shuplakë, ajo nuk ka asnjë vlerë pa rënë mbi fytyrën e tij. Dhe me sa pamë në asamblenë e PS këtë të hënë, ajo ende është një dorë e mbetur në ajër.

Lapsi.al

23 Comments

  1. Nga sa tha vete k.ministri te gjithe te shkarkuarit kishin punuar mire, pra ne Qeverine rama duhet te punosh keq qe te mos shkarkohesh.

  2. Demagogu Rama sakrifikoi 8 nga 12 ministrat e kabinetit,me shume se gjysmen!Qeveri pa këmbë,vetem
    me nje patericë !Edvin Rama kalon po ndermjet gropave te pambuluara te halesë qe i ka hapur vete,
    megjithese ka rënë shpesh brenda!Dhe per kete fajeson gropen e halesë dhe mutin brenda,perse eshte
    mut!Tre dit zgjat çudia ne Shqiperi!Me largimin e nje Ministri,”mbyllet” nje çeshtje korruptive ne mendjen
    peverse te Rames.Eshte permbendur më Çeshtja Xhafaj(Çeshtja Babale)nga momenti qe u largua nga
    posti i Ministrit te Brendeshem Fatmir Xhafaj?Ne diten e gjykimit,Edvin Rama do te pergjigjet per te
    gjitha aferat korruptive te Ministrave,sepse eshte vete ai,dhe vetem ai qe qendron mbrapa tyre.

  3. Une “u dogja” ne lloto. Koeficientin 1.2 per monologun 2-oresh s’e kapa dot, se Rama ligjeroi vetem 1 ore e gjysem….

  4. – O maaaaaaa, une s’e heq dot Linditen, se me rrahin studenteeeeeet!
    – Po hiq shtate, te keqen mami dhe nuk kuptohet!

  5. Vetem ikja e Xhafes tregon se dicka do ndodhi,se Xhafa nuk iken kot,ndoshta behet k/minister.Ndersa per keto daullet e shpuara as qe e rruan Rama fare,nga keto komente kalamajve dhe shkrues batalioni Rama dhjet Tre here ne dite.Analiza pa buke,tip Shkurdhate vetem roja I repartit Mund ti lexoje.Gjyshi I’m ishte I gezuar sepse Mori shperblim.Gjene mire se a te presi Rakipkarin apo Shkurdhate.

  6. Rama i ben ndyshimet zemerthyer sepse e di qe asgje nuk ndryshon,perderisa Basha eshte kryetar opozite. Mundesia e vetme per sukses eshte qe Basha te behet kryeminister dhe Rama kryetar opozite ose nje zgjidhje e ngjashme me Ramen ne cdo rast kryetar opozite. per te opozita eshte faktori me i pergjegjshem per qeverisjen e vendit dhe ky nuk eshte paradoks.Besoj se Basha nuk ka kundershtim.

  7. e ke.parasysh kur ben nje pikture me laps, shpejt e shpejt, dhe nuk te pelqen…
    e ben shuk dhe e hedh matane e ske pse i spjegohesh as piktures e as te tjereve per gjestin…

    1. Ka dhe më keq i pa emër.
      Kur bën një zhgaravinë, të pëlqen, e vendos në kornizë dhe e quan kryevepër. Këtë më pas ja u imponon të tjerëve si maksimumi i artit.
      Edhe këtu nuk jep shpjegime.

  8. KY VETE DUHET TE BEHET GJYGJ SEPSE THA KETA MINISTRA KANE PUNUAR MIRE DHE SHME MIRE ATEHER PSE I HOQE PER TE FUNDOSUR SHQIPERIN PERFUNDIMISHTE ME BURRAT E GRAVE DHE GRAT E BURAVE SHOQAT SHOQERI PER TA FUNDOSUR SHQIPERIN PERFUNDIMISHT NJERI I JASHTEMI ESHTE PER GJELLEN E RAMES COPTIMIN E KOSOVES QE SHQIPERIA MOS TE JET ZE KUNDER KESAJ ESHTE GJETUR .TE TJERET SHOQERI GRA.SHQIPERIA ESHTE NE GERHEMAT E FUNDIT DHE KETA DO E SHTUJNE DHE DO E FUNDOSIN FARE KETU DO JEMI SE KETA QE I KA VEDOSUR SKAN ASNJE MERIT SI SOCOALIST PERJASHTUAR BRAQEN KETA TE TJERET E QUAJN RAMEN SKENDERBEJ E NE FAKTE PAR ATA ESHTE DHE DO NGELET SEPSE UA PLOTESON GJITHA DESHIRAT QE KANE POR AMA ATYRE JO SOCIALISTEV SHQIPTAR DHE POPULLIT SHQIPTAR…I KOMANDON KOLLAJ SHOQATEN..

  9. Kam vënë re se në mediat vazhdohet të hidhet gënjeshtra se Rama ka larguar “gjysmën” e qeverisë në fund vitin 2018.
    Po nëse i bëhet një skanim ministrave që përzgjodhi ai kur erdhi në pushtet në vitin 2013, a mund të më thotë dikush se cilët ministra kanë ngelur ?
    Asnjeri.
    Ka ngelur vetëm kryeministri.
    Për hir të vërtetës duhet pranuar se në dy mandatet e mëparëshme të PS, funksionoi në këtë parti dorheqja e kryeministrave. Mesa dij , nga 98 deri në 2015 PS pati tre kryeministra, Nanon, Metën e Majkon.
    Edhe Berisha i PD ka dhënë dy herë dorheqjen.
    Vetëm Rama, ndonëse është kryeministri i qeverisë më problematike të tranzicionit, po ndjek po politikën e Enver Hoxhës dikur.
    Ai ishte i pazëvëndësueshmi, e është kundër të gjithëve “armiq të mbrendshëm e të jashtëm”

  10. Kur vjen e keqja , hapi derën. E keqja durohet më lehtë, kur ajo u ndodh edhe shumë të tjerëve si ty( e kam fjalën për ministrat). Nuk ka rëndësi , nëse vendimi ishte i drejtë ose i padrejtë. Shuplaka apo grushti që mori qeverria nga studentët, nuk pati ndonjë efekt përmirësues. Përkundrazi. Ministrat që emroi Rama janë më të paaftë se të paaftit që thyen qafën. Sidoqoftë, tashmë, dihet se kryeqafiri i drejton vetë të gjitha ministritë dhe institucionet tjera të Albanistanit. Çdo gjë do të jetë më keq se ishte, për sa kohë Ripjerdhja do të ketë timonin , tepsinë, garuzhden dhe çmendurinë si sëmundje që nuk ka shërim.

  11. Ne cdo vend te botes K/ministri ose presidenti udheheq shtetin,shiko Trump qe i nderron cdo ore ministrat dhe stafet,ngrihen hajdutet e Astorias dhe hajt te rrezojme shtetin hakjdut,ngrihen studentet per sapun dhe uje dhe hajde te rrerzojme shtetin..hajde loqe hajde.Vetem nje i paafte si Lul karavastaja e leshon pushtetin qe e mjelin cdo dite,pse budall eshte Rama te leshoje pushtetin me video dhe hartime kalamajsh me thirrje komuniste dhe praktike kapitaliste.Votimi do ta tregoje dhe shanset jane qe Rama te fitoje akoma me shume sepse ka per te dale lakuriq para parlamentit dhe do te beje shurren,njelloj si ne 1991 qe beri shurren tek busti i M-Leninizmit.Populli yne qe eshte “shume i vecante” dmth “hajdut dhe dembel” do votoje menjehere sepse do shikoje qe Rama eshte mashkullor dhe jo femeror.

  12. Po ti besh bilancin Rames ne me shume se 5 vjet qeverisjeje, rezulton se cdo gje qe eshte reklamuar si arritje , ka qene iluzion , ka qene fallco, dicka e krijuar nga propoganda.
    Ky njeri , nuk ben asgje nga ajo qe thote.
    Eshte demagog dhe me fjale te bukura e ka shtyre deri tani. E verteta eshte qe pas ketij njeriu eshte fshehur jo nje kryeminister, por nje njeri i cili pushtetin qe fitoi, e keqperdori ne menyren me te keqe te mundshme.
    Kanabizoi gjithe vendin pa pike turpi, pa ju dridhur qerpiku se kjo po ndodhte ne syte e gjithe popullit.
    Vendosi ministra e drejtore te pergjithshem njerez ordinere, medioker te cilet pervecse benin sekserin dhe firmosnin kuturu , nuk kishin asnje vlere tjeter.
    Shtoi taksat, energjia elektrike jo vetem qe nuk i ul, por vetem u rrit. U premtua ulja pasi beri aksionin kunder vjedhjes se energjise.
    Leshoi nga burgu gjithe kriminelet me te rrezikshem, u be suport per zgjerimin e aktivitetit tyre kriminal.
    Oligarket si ne asnje kohe tjeter lulezuan dhe u fuqizuan dhe me shume nga koncensione 10 tra e 100 ndra milioneshe.
    Per pjesen tjeter, popullin e thjeshte solli vetem mjerim dhe varferi.
    Me pak fjale ku njeri duhet peshtyre, dhe hequr zvarre. Na eshte neveritur dhe peshtirosur sa nuk mban me.
    Na ka genjyer dhe perdorur per pushtetin e tij. Me vjedhjen e fundit ne dy tendera, i dolen petat byrekut. Ku duhet cuar sa me shpejt ne burg, si nje hajdut ordiner , si nje person i rrezikshem per shoqerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu