• |
ide | kryesore

Angli/ Dy shqiptarë në listën e 125 të burgosurve të vitit 2018

Lajme, Të fundit



Media britanike ka bërë përmbledhjen e historive të 125 të burgosurve gjatë vitit 2018, të cilët kanë kryer vepra penale në pjesën lindore të Anglisë, në Cambridgeshire.
Media angleze shkruan se rreth 120 të dënuar do të qëndrojnë pas hekurave për shumë vite për shkak se veprat e tyre janë cilësuar si të rënda.
Autorët janë dënuar kryesisht për këto vepra penale: vrasje, abuzim me fëmijët, shantazh seksual, dhunë, kërcënim si dhe prodhim lëndësh narkotike.

Në listën e të burgosurve, përmenden edhe emrat e dy shqiptarëve, Esmerald Jahelezi 29 vjeç dhe Andrilon Mehmetaj 31 vjeç.
Pasi policia bastisi fabrikën në vitin 2018, ata u shpallën fajtorë për prodhim kanabisi.

Esmerald Jahelezi është dënuar me dy vite burg, ndërsa Andrilon Mehmetaj me 1 vit. Të dy do të largohen prej shtetit britanik për në Shqipëri, pasi të vuajnë dënimin.
Sipas prokurorit që ka mbuluar çështjen e tyre, Gregory Wedge, shqiptarët mbanin në fabrikë 443 bimë kanabisi me një vlerë maksimale 177.000 paund.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *