• |
ide | kryesore

Fabregas-Chelsea divorc i pashmangshëm: për spanjollin, Milan ka konkurencë

Sport



Aventura e Cesc Fabregas me fanellën e Chelsea është praktikisht e mbyllur, aq sa mesfushori spanjoll, kontrata e të cilit skadon në qershorin e ardhshëm, po negocion në këto ditë detajet e likuidimit të kontratës me Blues, me qëllimin për tu larguar nga Londra që në janar. Është e bindur gazeta spanjolle Marca, që citon një burim pranë lojtarit: “Do të jetë një projekt i ri europian”.

Gazeta spanjolle mbetet e kujdesshme dhe nuk zbilancohet në emrin e ri të destinacionit të ish-mesfushorit të Arsenal e Barcellona, por bën të ditur se do të mësohet shpejt. 32 vjecar majin e ardhshëm, Fabregas nuk gjen më hapësira në mesfushën e Maurizio Sarri, në hierarki pas Jorginho, Kanté e Kovacic.

Ky është motivi që lojtari do të ndryshojë ambjent dhe po bisedon me Chelsea për tu larguar nga Anglia në janar me parametër zero, ose me një shumë të vogël në favor të Blues. Në gjurmët e tij është prej kohësh Milan, në kërkim të një mesfushori me kualitet dhe eksperiencë, por destinacioni më i mundshëm për momentin, shkruan Marca, është Monaco, ku Fabregas do të rigjente Thierry Henry, me të cilin ka luajtur në kohët e Arsenal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *