• |
ide | kryesore

Fansja ndahet nga jeta, Rihanna e kujton në video (Video)

Paparazzi, Slider



Bëhet fjalë për një vajzë të quajtur Monia, e cila vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit.

Prej kohësh këngëtarja e kishte bërë publike historinë e saj të dhimbshme dhe u mundua që kohët e fundit t’i plotësonte dëshirat e saj më të mëdha.

Por me sa duket Monia nuk ja ka dalë të mposhtë sëmundjen dhe ka ndërruar jetë këtë Krishtlindje. Lajmi ka tronditur Rihannën, e cila nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’ e kujton atë me dashuri.

”Këtë Krishtlindje humbëm një shpirt kaq të bukur, që na jepte forcë të gjithëve ne. Që kur u bëmë shoqe, ajo pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në spital ose te zyra e doktorit. Kjo foto është shkrepur disa muaj më parë, ajo më pa në sy dhe më tha: ”Riri sëmundja është kthyer sërish”. Nuk do ta harroj kurrë frikën në sytë e saj”,- shkruan këngëtarja krahas fotos.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *