• |
ide | kryesore

Meta reagon pas ndryshimeve në qeveri: Duhet të ndryshojë filozofia e qeverisjes, jo emrat

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta, ka reaguar ndaj ndryshimeve të qeverisë ditën e sotme, duke u shprehur se pa ndryshuar filozofia e qeverisjes, zëvendësimi i emrave është një gjë e kotë.

 “Për mua është e rëndësishme të ndryshojë filozofia e qeverisjes e cila duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese, bashkëpunuese me opozitën, bashkëpunuese me grupet e interesit, për të bërë ligje më të mira për zbatimin e ligjeve bashkëpunuese me institucionet e pavarura sepse kjo do të na ndihmojë që të jemi më reflektues për të sjellë ato ndryshime që kanë nevojë njerëzit në vështirësi, një pjesë e mirë e shqiptarëve, për më tepër për të zgjeruar dhe konsoliduar shtresën e mesme në vendin tonë që është domosdoshmëri për të evituar një ndarje sociale që mund të bëhej shumë e rrezikshme për shoqërinë tonë.

Mund të them që mund të ndërrohet çdo 6 muaj ministri i bujqësisë por në rast se nuk ndryshohen politikat për zhvillimin e bujqësisë për mbështetjen e bujqësisë, ndryshimet e emrave nuk i vlejnë as fermerëve as ekonomisë se vendit.Kam kohë që kërkoj të ndjekim të paktën modelin e Maqedonisë”, deklaroi Meta



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *