• |
ide | kryesore

Modric refuzon rinovimin me Real: ja kush qendron pas kësaj lëvizje

Sport



Modric me fanellën e Inter është një hipotezë që ngjan me konkretizim. Ëndërra e merkatos që bëri të flaës për gjithë verën e kaluar, kthehet përsëri në aktualitet në faqet e spanjolles As. Sipas të përditshmes, Topi i Artë, kontrata e të cilit me merengues përfundon në 2020, ka refuzuar propozimin e rinovimit të klubit spanjoll e ka në dorë propozimin e zikaltërve për një dy vjecar prej 10 milionë euro në sezon.

Në gazetën iberike shkruhet se lajmi vjen direct nga Telemadrid, sipas të cilëve futbollisti kroat ka refuzuar ofertën e parë të rinovimit të klubit Blanco, duke qenë se ka në duar edhe ofertën e Inter. Sipas asaj që bën të ditur Piero Ausilio, drejtori sportiv i zikaltërve, një tentativë e re nuk përjashtohet, duke legjitimuar lajmin që vjen nga Spanja: “Ëndërruam së bashku. Një tentativë e re? Në futbollin e sotëm moh thuaj asnjëherë kurrë…”

E sipas As, Inter po provon përsëri, edhe pse gazeta specifikon se tek Real janë të qetë e me besim se do të arrijnë një akord me mesfushorin, që është në pritje vetëm të një oferte superiore ndaj të parës. Nëse akordi nuk do të gjendet, verën e ardhshme klubi kampion i botës mund të jetë i detyruar të shesë Modric për të mos e humbur me parametër zero një vit më vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *